Home Politike Ashton: Procesi zgjedhor të mbyllet paqësisht

Ashton: Procesi zgjedhor të mbyllet paqësisht

614
0

Zyrtarja e lartë evropiane Catherine Ashton, u bëri thirrje të mërkurën udhëheqësve politikë në Shqipëri të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja.
“Kjo duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese”, tha Ashton, duke theksuar se rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje. “Zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike”, tha ajo.
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, deklaroi se KE-ja ka vëzhguar numërimin e votave dhe ka pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, përpara se të bëjnë një vlerësim përfundimtar.
“Të gjithë udheheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”, theksoi Ashton.
Në komunikatën për shtyp, Ashton sqaron se “rezultati i ngushtë në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Tiranë do të thotë se të dy palët duhet të arrijnë të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë zgjidhje. Zhvillimet e sotme kanë treguar ndjeshmërinë e situatës politike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here