Home Politike KQZ-ja rinis sot numërimin e fletëve të kontestuara

KQZ-ja rinis sot numërimin e fletëve të kontestuara

614
0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të rinisë sot në orën 10:00 numërimin e fletëve të votimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës të hedhura në kutitë e gabuara.

KQZ ditën e djeshme nisi procesin e numërimit të votave të kontestuara proces që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja hapi 20 kuti në të cilat u gjetën 60 vota për kryetarin e Bashkisë së Tiranës ku pas numërimit rezultoi se 46 vota shkuan për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha dhe 14 për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Procesi i numërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara u bë pa pjesëmarrjen e anëtarëve socialistë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka paralajmëruar se do të nisi një valë protestash të cilat pritet që të zhvillohen në kryeqytet para zyrave të komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe në qytete të tjera të vendit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here