“Red&Black”, kompania e re e xhinseve, pronë e aktorit të njohur Blerim Destani, pas angazhimit të Angela Martinit, Hasna Xhukiçit dhe Emina Çunmulajt si imazhe për të reklamuar xhinset e para të prodhuara nga kjo fabrikë, mendon të bëjë rifreskimin e imazheve duke zgjedhur dy fytyra të tjera të njohura në arenën mbarëkombëtare.
Futbollisti Lorik Cana dhe aktorja shqiptare në Hollywood, Eliza Dushku, do të jenë imazhi i ri i kompanisë së xhinseve shqiptare.
sa mire me ne fund diçka made in albania