Home ShowBiz Tuna do të këndojë në koncertin e Busta Rhymes

Tuna do të këndojë në koncertin e Busta Rhymes

577
0

Tuna do të jetë këngëtarja e cila do të argëtojë publikun para se Basta Rhymes të dalë në skenë në koncertin e sotëm në Prishtinë.

Reperi amerikan me famë botërore do të performojë para publikut kosovar dhe bëhet kështu ylli i tretë botëror i këtij zhanri që viziton Kosovën, pasi më herët e kishin bërë edhe 50 Cent dhe Snoop Dogg.

Tuna kishte performuar edhe në koncertin e Snoop Dogg, vitin e kaluar, ndërsa falë stilit të saj të veçantë të muzikës dhe adhuruesve të shumtë në Kosovë, është zgjedhur të performojë edhe këtë herë, krahas Busta Rhymes.

Previous articleEuroja pëson rënie, arrin nën 1.41 dollarë
Next articleEliza Dushku dhe Lorik Cana, imazhe reklamuese të xhinseve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here