Home Aktualitet Operacionet “Kredit” dhe “Pub”, kapen shpërndarësit e drogës

Operacionet “Kredit” dhe “Pub”, kapen shpërndarësit e drogës

1322
0

Policia e Tiranës në sajë të dy operacioneve të koduara “Kredit” dhe “Pub”, kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie lëndë narkotike dhe arrestimin e dy poseduesve të saj.
Burime nga policia bëjnë me dije gjatë dy operacioneve u arrit sekuestrimi i një sasie prej 1 kg e gjysmë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 100 gram lëndë narkotike e llojit Heroinë, arrestimin e 2 shtetasve, si posedues e shpërndarës së saj si dhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve të tjerë.
Sipas policisë përgjatë shtrirjes së këtij operacioni, u arrit sekuestrimi i sasisë prej 100 gram lëndë narkotike heroinë si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Gentian Doçi 23 vjeç, banues në Yrshek Tiranë, me profesion Taksist.
Ky person u kap dje në sheshin “Rilindja” në Tiranë, sepse pas një kontrolli në automjetin e tij taksi me targë Tr. 050 B, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 100 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit “heroinë”.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti benz me targë TR 050 B, një telefon celular si dhe 15 000 lekësh.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit të koduar “Pub” u arrit sekuestrimi i sasisë prej 1 kg e 500 gram lëndë narkotike cannabis, sasi e cila u sekuestrua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, në afërsi të stacionit të Trenit në Tiranë, pranë një pubi.
Sipas policisë falë një hetimi intesiv dy javor, u arrit kapja e shtetasit Bujar Sulejman Dushku, 56 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu në lidhje me këtë proçedim janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas, të cilët janë të implikuar në rrjetin e shpërndarjes dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sattiva.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here