Home Shendetesi Trajtimi dhe kurimi i anemisë. Si ta parandalojmë

Trajtimi dhe kurimi i anemisë. Si ta parandalojmë

604
2

Anemia është një ndër çrregullimet më të të gjakut, që rezulton nga pakësimi, rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore, si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janë të shumëllojshme.Shkaktarët e anemisë janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të veçohen si: Shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe, humbja e gjakut si pasojë e shumë faktorëve, prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut, etj.Por anemia rrjedh edhe nga shkaqe të tjera përveç këtyre që përmendëm më lart, siç janë: Çrregullimet e trashëguara në organizmin e njeriut, kequshqyerja, si mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, prezenca e disa kacereve, ekspozimi ndaj medikamenteve toksike.Anemia shfaqet në disa mënyra, disa prej të cilave përshkruhen më poshtë.
Anemia hemolitike
Anemia hemolitike vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut. Jetëgjatësia e rruazave të kuqe normale mund të shkojë deri në 120 ditë, por në rastin e anemisë hemolitike, kjo jetëgjatësi shkurtohet deri në 25 % të jetëgjatësisë normale. Në këtë rast, indi kockor që prodhon rruazat e kuqe nuk është në gjendje që të plotësojë nevojat e indeve të ndryshme të organizmit me rruaza të kuqe.
Anemia hemolitike e trashëguar
Ka disa lloj anemish hemolitike të trashëguara, si: Sickle Cell anemia, talasemia, deficienca, mangësia e një enzime të quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).
a) Sickle Cell anemia
Është një nga format më të ashpra të anemisë që mund të gjendet kryesisht tek popullsitë me prejardhje afrikane, por mund të prekë gjithashtu edhe popullsitë me prejardhje kaukaziane, arabe, indiane dhe mesdhetare. Në këtë rast, hemoglobina krijon një formë tejet të papërshtatshme gjatë procesit të shpërndarjes së oksigjenit, duke bërë kështu që ajo të ketë krijuar një formë anormale. Kjo çon në shkatërrimin e parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut dhe ulje të nivelit të hemoglobinës nga ana klinike.
b) Talasemia
Kjo është një formë anemie që prek kryesisht popullsitë me prejardhje mesdhetare, në veçanti dhe ato afrikane e jug-perëndimore aziatike. Kjo formë e anemisë karakterizohet nga rruaza të kuqe anormale dhe jetëgjatësi të shkurtër të tyre. Rezultojnë dy lloj talasemish: Talasemia major dhe ajo minor. Që të dyja shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut, por talasemia major është më e ashpër, duke bërë që hekuri i ndodhur në gjak, të depozitohet në lëkurë dhe organet vitale të organizmit.
c) Mungesa e G6PDHG
Mungesa e G6PDHG prek kryesisht popullsitë me prejardhje afrikane, por në të njëjtën ka rezultuar që të prekë dhe grupe të tjera popullsish. Në këtë rast, rruazat e kuqe mund të mos prodhojnë sasi të mjaftueshme të kësaj enzime të rëndësishme ose sasia e prodhuar rezulton të jetë anormale.

Disa këshilla të nevojshme për anemikët

1- Lodhje, takikardi, zbehje janë simptomat e anemikëve.
2- Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C.
3- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
4- Anemia zakonisht kurohet me metoda të zakonshme, si ilaçet.
5- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar
aneminë.
6- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq.
7- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
8- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

Anemia e rruazave të kuqe të gjakut
Kjo lloj anemie mund të shkaktohet nga humbja e madhe e gjakut si pasojë e një dëmtimi, operacioni apo edhe moskoagulim të rregullt të gjakut. Anemia e shkaktuar nga prodhimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut vjen si shkak i paqëndrueshmërisë së indit kockor në prodhimin e mjaftueshëm të rruazave të kuqe të gjakut, në mënyrë që të plotësojë nevojat e indeve të organizmit. Kjo mund të vijë si rezultat i pranisë së disa lloj kanceresh në organizmin e njeriut apo edhe nga sëmundje të ndryshme kronike. Anemia ndodh edhe në rastet kur organizmi nuk është në gjendje të prodhojë eritrocite, rruaza të kuqe, të shëndetshme si rezultat i mungesës së konsiderueshme të hekurit në sistemin e qarkullimit.

Shenjat dhe simptomat e anemisë

Nëse dikush është i prekur nga anemia, ndër shenjat më të mundshme dhe më të zakonshme mund të jenë: Zbehja e lëkurës, skuqje jo normale e buzëve dhe krijimi i një shtrati tek thonjtë. Mund të përmendim gjithashtu edhe gjendjen e lartë të irritimit, lodhjen fizike, marrje mendsh dhe takikardi, rrahje e shpejtë e zemrës. Ka edhe shenja apo simptoma të tjera të cilat janë më tepër për t’u trajtuar në rrugë klinike dhe nuk mund të dallohen lehtësisht. Ka disa raste të prekjes së grupeve të ndryshme nga mosfunksionimi si duhet i disa proceseve fiziologjike dhe kimike. Çdo pacient ka të veçantat e veta dhe kërkon një shpjegim fiziologjik dhe klinik të ecurisë së sëmundjes që nga parandalimi, fillimi, shfaqja dhe në fund trajtimi me medikamentet e duhura.

Diagnostikimi dhe kurimi i anemisë
Në shumicën e rasteve diagnostikimi i kësaj patologjie ndodh pasi të jenë kryer një sërë testesh të përbërjes së gjakut, siç mund të jetë testi i përbërjes së gjakut, duke përfshirë këtu të gjithë komponentët e tij. Trajtimi varet direkt në llojin dhe shkakun e anemisë. Zakonisht trajtimi fillon me ristrukturimin e niveleve të hekurit në gjak, që mund të çojë në degjenerim të sëmundjes. Gjithashtu edhe mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, që të dyja këto komponentë të rëndësishëm të gjakut në procesin e koagulimit. Trajtimi mund të realizohet me transfuzion të rruazave të kuqe të gjakut të marra nga një donor, heqja dhe transplantimi i shpretkës ose trajtimi me ilaçe që mbrojnë qarkullimin normal të rruazave të gjakut brenda sistemit të qarkullimit.

Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësore
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo çrregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Lëngu i shalqirit dhe mjalti ndihmon për të luftuar sëmundjen. Pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil dhe sheqer është një kurë e mirë për të luftuar aneminë. Kjo kurë ndihmon për të trajtuar aneminë në kushtet e shtëpisë.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here