Home Aktualitet Vendimi i Gjykatës, forcat RENEA blindojnë Bulqizën

Vendimi i Gjykatës, forcat RENEA blindojnë Bulqizën

584
0

Tensionohet sërish situata pranë Minierës së Bulqizës ku minatorët po zhvillojnë grevën e urisë prej 26 ditësh. Disa dhjetra forca policie i janë afruar galerive, në pritje për të zbatuar vendimin e gjykatës së Dibrës për të nxjerrë minatorët nga greva e urisë.
Gazetari i RTV “Ora News” raporton se policia ka krijuar një postbllok pranë minierës dhe nuk lejon asnjë të afrohet. Gjithashtu mësohet se policia ka marrë në kontroll zyrat e kompanisë ACR.

Ndërkaq, kreu i Konfederatës, Kol Nikolla gjatë një bisede telefonike tha për “Ora News”, se janë njohur vetëm mbrëmë zyrtarisht me urdhrin e Gjykatës. Ai tha se po negocionet me forcat e policisë për të gjetur një zgjidhje për situatën. Situata pranë minierës mbetet e tensionuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here