Home Politike KQZ shqyrton sot ankesat e PS e PD

KQZ shqyrton sot ankesat e PS e PD

594
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot paradite ankesat e PS-së,  PD-së si dhe një ankesë të Partisë Popullore e Pensionistëve. 2 nga këto kërkesa ankimore i përkasin PS-së, ndërkohë që të katër ankesat kanë një objekt; kundërshtimin e rezultatit për Bashkinë e Tiranës dhe kundërshtimin e tabelës përmbledhëse. Ndaj edhe anëtarët e KQZ-së ranë dakord që ato të shqyrtohen së bashku.

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mos arrijë sot kuorumin e nevojshëm të votave për miratimin e ankesave për rezultatin e bashkisë së Tiranës.Arritja e 5 votave në mbledhjen e sotme të këtij institucioni duket e pamundur, referuar faktit se anëtarët qartësisht janë ndarë në pozicionet e tyre, respektivisht 4 (përfaqësuesit e PD-së) me 3 (përfaqësuesit e PS-së)”

Në mbledhjen e së shtunës të KQZ-së këto kërkesa ankimore u relatuan dhe pritet që të hënën në orën 09:30 të fillojë shqyrtimi.

Kërkesa e parë e PS-së ka për objekt kundështimin e Vendimit nr. 710 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me miratimin e tabelës së KZAZ-së Nr. 49, që i përket Njësisë Bashkiake Nr. 5, ku kërkohet pavlefshmëria e vendimeve të marra nga KQZ, për ndryshimin e tabelave të rezultateve të QV-ve të ZAZ-së Nr. 49. Ndërkohë që kërkesa e dytë kundërshton Vendimin Nr. 711, datë 23.05.2011 të KQZ-së “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiran딑, me arsyetimin se “Vendimi Nr. 711, datë 23.05.2011 i KQZ-së është marrë në shkelje flagrante të ligjit dhe në tejkalim të kompetencave të KQZ-së.

PD në kërkesën ankimore, me nr. protokolli 163, kundërshton vendimin nr. 711, datë 23.05.2011 të KQZ-së “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiran딑, me arsytetimin se, në rezultat duhej të përfshiheshin të gjitha votat e kontestuara në procesin e numërimit dhe vlerësimit fillestar të votave të hedhura për kandidat për kryetar të bashkisë Tiranë.

Me një vendim pa numër, më 18 maj, KQZ i hapi rrugë numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara. Akt që ligjëroi dhe numërimin e votave të hedhura gabim, mori fuqinë juridike më datë 23 maj, ditën në të cilën KQZ-ja shpalli Lulzim Bashë  kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës me me 81 vota më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here