Home Aktualitet Deshmia e te burgosurit: “Drejtori i burgut urdheroi vrasjen e tij”

Deshmia e te burgosurit: “Drejtori i burgut urdheroi vrasjen e tij”

629
0

burg“Drejtori i burgut të Nigritas dha urdhër që Ilia Kareli duhet të vdesë”. Kjo është dëshmia e fortë e ardhur nga Fisnik Hasi, i burgosuri i këtij burgu, i cili prej vitesh njihte Karelin. Në një intervistë ekskluzive telefonike nga burgu i Nigritas për “A1 Report”, Hasi rrëfen se vetë drejtori kishte dhënë urdhër për vdekjen e tij.

Ndërkaq, sipas ekspertizës paraprake në Greqi rezulton se “nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë para vdekjes”, ndërsa vdekja la ardhur si pasojë e dhunimit me elektroshok. Lidhur me ngjarjen ka reaguar sot edhe ministria shqiptare e Drejtësisë duke kërkuar rë zbardhet ngjarja.

Ndërkaq i burgosuri shqiptar në burgun grek rrefen për “A1 Report”, momentet e takimit me Ilia Karelin.

“Ka dhënë urdhër drejtori i burgut që ky njeri duhet të vdesë. Ka dhënë urdhër drejtori dhe i kanë futur thikën”, rrëfne i burgosuri.

I burgosuri Hasi thotë se në momentin e parë kur Kareli mbërriti në këtë burg, kishte të nxira në sy. Ai kishte vetëm disa pika gjaku dhe më pas u fut në dhomën pa kamera.
Sinkron intervista telefonike

“Kareli Ilia, nga Malandrino, ka kaluar në 3 vende dhe kur ka ardhur në Serres ka ardhur në rregull. Në moment që është futur në dhomën që nuk ka kamera atje ku është futur ai. Kur kam ardhur unë me transferim të premten, kam gjetur disa pika gjaku të freskëta edhe është futur në dhomën ku s’ka kamera. Kamerat janë hequr dhe janë marrë armë të ftohta nga thika deri në hekura dhe atje kanë hyrë 10 gardianë dhe drejtori i burgut”, vijon më tej ai.

Hasi, njëri prej protagonistëve të arratisurve nga burgu i Trikalasë, rrëfen se janë shumë shqiptarë që vuajnë nga keqtrajtimet e gardianëve grekë në burgjet e Greqisë. Ai shkon dhe më tej kur shton se ata janë racistë dhe përveç ofendimeve dhe i keqtrajtojnë e i tallin.

“Iu thashë ‘po ju e morët hakun’. E kanë ofenduar, e kanë sharë nga familja. Ndaj shqiptarëve janë shumë racistë, kanë shumë urrejtje, ngaqë jemi burra, nuk jemi spiunë. Na ka rënë halli, nga halli jemi këtu brenda”, rrëfen i burgosuri.

Për Ilia Karelin ai pohon se policët e burgjeve i kishin fikur kamerat në momentin që ishte vrarë 42-vjeçari, ndërsa kishte dëgjuar një prej gardianëve të thoshte se ai e kishte vrarë Karelin.

MINISTRIA SHQIPTARE E DREJTESISE: TE ZBARDHET NGJARJA PA VONESE
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me vdekjen e 42-vjeçarit Ilia (Ilir) Kareli, në burgun e Nigritas në Greqi. Duke shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur, ministria e Drejtësisë në një deklaratë për shtyp shpreh besimin tek zbardhja pa vonesë e vdekjes së Ilia Karelit. Ndërkaq, në Greqi vijon marrja në pyetje e gardianëve greke, 2 prej të cilëve kanë pranuar dhunën e ushtruar ndaj Karelit. Pas daljes së përgjigjeve të para të testeve toksikologjike të kryera për Karelin, rezulton se “nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë para vdekjes”, dhe se shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit shqiptar ka qenë “goditja finale nga elektroshoku”.

Në reagim e Ministrisë së Drejtësisë shqiptare ndaj kësa ngjarje, ky dikaster dënon aktet e dhunës ndaj shqiptarëve të burgosur në burgjet greke.

“Duke besuar në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të drejtësisë të dy vendeve, dhe në zbatimin reciprok te ligjit dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus respektimin e të drejtave të njeriut, Ministria e Drejtësisë shpreh besimin se reagimi i drejtësisë greke do të jetë i menjëhershëm përsa i takon zbardhjes së çështjes pa vonesë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

ORA 19:15 EKSPERTIZA: KARELI NUK KISHTE KONSUMUAR ALKOOL APO DROGË
Dalin përgjigjet e para të testeve toksikologjike të kryera për Karelin. Prokuroria dhe gjykatat greke pas ekspertizës thonë se “Kareli nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë para vdekjes”.

Sipas ekspertiza paraprake shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit shqiptar ka qenë “goditja finale nga elektroshoku”.

Sekretari i rojeve brendshme Nigritas, Panagiotis Radopoulos, i pyetur nëse kolegët e tij u përpoqën të pastronin gjurmët e abuzimit me shqiptarin, gjatë qëndrimit të tij në qeli, iu përgjigj se “kjo nuk kishte ndodhur për shkak se në këtë rast ata do të kishin përdorur mjete kimike”.

ORA 18: 30 MERREN NE PYETJE GARDIANET E BURGUT TE NIGRITAS
Shefi i burgut të Nigritas, Harris Konsolidis ka pranuar pjesëmarrjen e tij në torturën e ushtruar ndaj 42-vjecarit Ilia Kareli, i cili gjeti vdekjen më pas. Mediat greke i referohen 2 dëshmive kyçe të zyrtarëve të burgjeve, rreshterit Anthony Aravantinos, që pranon se ishin 9 gardianët që e torturuan dhe shefit të burgut të Nigritas, Harris Konsolidis, i cili pohoi se ushtroi dhunë ndaj Karelit dhe pasi i telefonoi të shoqes, tentoi të vriste veten.

Momentalisht ai ndodhet në Spitalit Psikiatrik, në gjendje të rënduar. Gjithçka ndodhi mes gardianëve dhe Karelit, në datat 25-27 mars, po argumentohet si një “rrëfim informal me gojë”, ku përjashtohen procedurat normale pyetësore, pasi në qelinë e torturës nuk kishte kamera.

Përpos faktit se shqiptari u rrah 9 ditë para se të vriste gardianin, torturave me elektroshok, heqjes së thonjve dhe mizorive të tjera çnjerëzore, vetëm 2 nga 9 gardianët e akuzuar e pranuan autorësinë, ndërsa 7 të tjerët pohojnë vetëm se i kanë gjuajtur ndonjë shpullë dhe kaq. Në burg u gjetën gjurmët e gjakut, ndërsa u dërguan në laborator kampionë AND-je të Karelit dhe gardianëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here