Home Aktualitet Gjyqi zhvendoset ne Shkoder, aty ku gruaja e Premçit eshte prokurore

Gjyqi zhvendoset ne Shkoder, aty ku gruaja e Premçit eshte prokurore

497
0

pellumb-premciIsh-kryegjyqtari dhe kryeprokurori i Pukës së bashku me sekretaret, kancelaret dhe disa sekserë të arrestuar për korrupsion, do të gjykohen në gjykatën e Shkodrës. Vendimi për transferimin e dosjes është marrë ditën e djeshme, ku gjykata e Tiranës vendosi të shpallë moskompetencën dhe të transferojë në Shkodër çështjen penale, pasi sipas gjykatës vepra penale është kryer në Pukë dhe nuk është juridiksioni i kësaj gjykate të gjykojë dosjen. Për shkak se në Pukë ekziston konflikti i interesit, është vendosur që dosja penale ndaj zyrtarëve të prokurorisë dhe gjykatës së Pukës të arrestuar për korrupsion, të gjykohet në Shkodër.Gjyqtari Shtjefën Lleshi, prokurori Pëllumb Prençi dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj dosje, u arrestuan mënjeherë pas trasmetimit në “Fiks-Fare”, të disa pamjeve filmike ku avokatë, policë gjyqësorë, sekretare, merrnin para në këmbim të lirimit të disa të arrestuarve të policisë. Shumat financiare janë marrë me qëllim dërgimin e tyre tek Shtjefën Lleshi dhe Pëllumb Prençi.

Konflikti në Shkodër
Në një kohë kur gjykata e Tiranës ka vendosur transferimin e dosjes ndaj Pëllumb Prençit dhe zyrtarëve të tjerë në Shkodër, gazeta “Shqiptarja.com” mëson se pikërisht në prokurorinë e Shkodrës, punon si prokurore gruaja e të pandehurit Pëllumb Prençi. Bëhet fjalë për A.Prençi, e cila është pjesë e organikës së prokurorëve në Shkodër. Ky konflikt interesi nuk është vetëm në prokurorinë e Shkodrës, por edhe në gjykatën e këtij rrethi, ku në këtë institucion punon si gjyqtar kunati i Pëllumb Prençit, gjyqtari A. Ymeri. Ky i fundit punon si gjyqtar në dhomën civile të gjykatës së Shkodrës, duke krijuar kështu një konflikt interesi, nëse çështja ndaj Prençit do të gjykohet në Shkodër.

Kalvari juridik
Dosja e korrupsionit në gjykatën e Pukës ka kaluar në një kalvar përballjesh ligjore derisa ka mbërritur në gjykatë për faktin, së pari, se për gjyqtarin Lleshi duhej autorizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Policia në atë kohë arrestoi gjyqtarin Shtjefën Lleshi, Prokurorin Pëllumb Prençi; sekretaren Liljana Shkjau; kancelaren Meliha Kuka; avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi si dhe shoferin e prokurorit, Dëfrim Premçin. Arrestimet erdhën pas denoncimit me filmime të emisionit “Fiks Fare” të një rasti korrupsioni, marrjeje ryshfeti në këmbim të lirimit të disa të arrestuarve gjatë protestave ndaj një kompanie minerare në Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here