Home ShowBiz Candice Swanepoel, e para nga 100 modelet me “hot” sipas Maxim

Candice Swanepoel, e para nga 100 modelet me “hot” sipas Maxim

888
0

Ajo është një ndër top-modelet më të mira në botë, por statusi i saj si “sex symbol” është forcuar akoma më shumë pasi Candice Swanepoel është renditur e para në listën e “Maxim’s Hot 100” si gruaja më e bukur në botë.

candice

Duke folur për titullin e saj të ri, Candice thotë: “ Është një nder i madh për mua të jem numri një për revistën “Maxim”, duke patur parasysh që ka shumë femra të bukura dhe të talentuara. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme”.

candice3

Në vendin e dytë renditet aktorja Scarlett Johansson, e ndjekur nga këngëtarja Katy Perry, modelja Irina Shayk dhe pesëshen e parë e mbyll aktorja Jennifer Lawrence.

Të përfshira në top 10 si femrat më të bukura në botë sipas “Maxim’s Hot 100” janë edhe Zooey Deschanel, Alessandra Ambrosio, Jessica Alba, Mila Kunis dhe Cara Delevingne.

Modelja afrikano-jugore do jetë kopertina e muajit qershor për revistën “Maxim” dhe sipas drejtorit kreativ, Paul Martinez, “Candice Swanepoel është mishërimi ideal i brandit tonë: elegante, e magjishme dhe e sofistikuar”.

candice4

candice5

candice6

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here