Duke dhene shpjegimet e tij mbi ngjarjet e 21 janarit, ministri i Brendshem Lulzim Basha tha para komisionit hetimor se prokurore te ceshtjes kane administruar provat duke futur gezhojat e +9+predhave ne xhep. Duke e cilesuar demonstraten e 21 janarit si nje tentative per te marre pushtetin me dhune Basha u ndal dhe tek hetimet e prokurorise duke thene se gjate marrjes se provave prokuroria ka kycur veshjet e viktimave ne kasaforta te vecanta.
“Unë nuk jam burimi i këtij informacioni por më është raportuar nga policia e shtetit, persona të cilët besoj se janë të gatshëm të japin dëshminë e tyre me shkrim ose verbalisht para jush, se prokurorët e cështjes kanë administruar predhat e gjetura në trupin e viktimës. Dy predha janë gjetur, predha e tretë nuk është gjetur. Janë administruar dy predha për të tre viktimat, gjithsej dy predha dhe që të paktën në një rast predha është administruar nga prokurori dhe në të dyja rastet predha është marr në xhep pas nxjerrjes nga autopsia. Tjetra që më ka tërhequr vëmendjen, është që rrobat, të cilat janë të rëndësishme për të bërë analizat balistike janë mbajtur të kycura nga prokurorët”,tha Lulëzim Basha, ministër i Brendshëm.
Gjate fjales se tij Basha tha se qellimi paresor i demonstrates se 21 janarit ishte marrja me force e keshillit te ministrave ndersa si objektiv dytesor kishin shkaktimin e viktimave ne menyre qe te vazhdonin kauzen e tyre anarkiste.