Home Aktualitet 21 Janari, lirohen 2 gardistët. SHBA:Të tronditur nga vendimi

21 Janari, lirohen 2 gardistët. SHBA:Të tronditur nga vendimi

594
0

agim-llupoVendimi i sotëm Gjykatës së Tiranës nga ku u shpall i pafajshëm ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo në lidhje me akuzat për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë në 21 Janarin e dy viteve më parë, ka sjellë jo vetëm reagimet nga sfera e politikës shqiptare, por edhe ashpërsinë dhe revoltën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reagime të cialve i është bashkuar edhe më i fundit, ai i Komisionit Evropian, i cili vjen duke i kujtuar Tiranës zyrtare kërkesat e theksuara në progres-raport për një proces gjyqësor të besueshëm.

Më i revoltuar se kurrë, Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu shkruan ndër rreshtat e deklaratës se ka ofruar mbështetjen e tij dhe se i është përgjigjur kërkesën së qeverisë shqiptare dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve.

“Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, deklaron Arvizu.

Përmes një deklarate urgjente për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës.

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011”, nis deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ndërkaq, e menjëhershme ka qenë edhe deklarata e kryesocialisitit Rama, e cila më shumë se një reagim shprehet në formën e një falenderimi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ndryshe nga opozita patën një reagim mëse të qartë.

“Faleminderit Shteteve te Bashkuara për shprehjen pa asnjë ekuivok të protestës ndaj verdiktit të sotëm! Bota e lirë s’i mban dot kësi turpesh”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011”, nis deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.

 

We are dismayed by the decision of the Tirana District Court to acquit the two defendants who stood trial on charges related to the deaths of three civilian protestors on January 21, 2011. Shortly after January 21, 2011, the United States, as a friend and supporter of the Albanian people, responded to an urgent request by the Government of Albania and the Office of the Prosecutor General for assistance in investigating the killings. The United States provided extensive assistance, including expertise from the world-class Federal Bureau of Investigation Crime Lab. Throughout the adjudication of this case, the United States has repeatedly and consistently called for a thorough, comprehensive and objective investigation and judicial process. Regrettably, today’s verdict has undermined confidence in the ability and willingness of the Albanian judicial system to deliver justice in an impartial, transparent manner.

Në reagimin e tij zyrtar për vendimin mbi 21 Janarin, Komisioni Evropian vjen duke i kujtuar Shqipërisë kërkesat që i kishte bërë në progres-raportin për këtë çështje. Përmes një deklarate për mediat, Komisioni Evropian (KE) thekson se i kishte kërkuar Shqipërisë që të realizonte një proces gjyqësor të besueshëm. “Në progres raportin e Shqipërisë bëhet thirrje për të trajtuar këtë çështje përmes një proces gjykimi të besueshëm. Komisioni shënon gjithashtu se ky vendim është subjekt apeli, çdo polarizim i kësaj çështjeje duhet evituar”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Më tej në deklaratë theksohen nevoja e një sistemi gjyqësor të pavarur, si një parakusht për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe i përgjegjshëm, i zoti për të siguruar gjykime të ndershme është një dëshirë e çdo qytetari shqiptar dhe një element thelbësor i shtetit ligjor, një parakusht për rrugën drejt integrimit evropian”, përfundon deklarata.

Para reagimit të drejtpërdrejtë dhe mëse të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një konference për mediat tha se vendimi i Gjykatës së Tiranës ishte vrasja më barbare pas rënies së diktaturës. Reagimi i Edi Ramës nga selia rozë ndodhi pak kohë pasi gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo për vrasjen e protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë më 21 janarin e 2011-ës, të zhvilluara para Kryeministrisë.

Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha nuk ka preferuar të komentojë në lidhje me vendimin e pafajësisë së gardistëve. I pyetur nga A1REPORT mbi këtë çështje, shefi i qeverisë tha se nuk ishte në konferencë për 21 Janarin dhe se nuk do të komentonte asnjëherë vendimin e Gjykatës.

Lexoni këtu të plotë reagimin e Kryeministrit Berisha.

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të cilët ishin akuzuar për vrasjen e katër demonstruesve në 21 Janarin e dy viteve më parë, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda përpara godinës së Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës kundër qeverisë. Sipas Gjykatës, pafajësia e tyre argumentohet me faktin se nuk qëndron akuza e vrasjes me dashje. Gjykata urdhëroi lirimin e Agim Llupos nga burgu si dhe heqjen e masës së “Arrestit Shtëpiak” për Ndrea Prendin.

 

dalja e llupos

(Në foto makina me të cilën u shoqërua Agim Llupo)

Gardisti Agim Llupo përgjatë 2 viteve të zhvillimit të seancave gjyqësore për 21 Janarin, ishte i vetmi që ndodhej në qelinë e paraburgimit. Pas urdhërit të Gjykatës, Llupo ka lënë qelinë e burgut 302 rreth orës 16:30. Gardisiti i cili sot u shpall i pafajshëm, u filmua nga kamerat e televizionit A1 REPORT! teksa dilte nga burgu 302 dhe largimin me një makinë tip Golf, e cila ishte e stacionuar para burgut dhe priste me derën hapur ish-gardistin Llupo. Sipas gazetarit të televizionit A1 REPORT, Arsen Rusta, Llupo nuk ka dashur që të japë deklaratë për mediat dhe as të filmohet teksa linte burgun, por A! REPORT! ka mundur të sjellë pamjet ekskluzive të këtij momenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here