Të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë mbrëmjes së ditës së martë, ndërsa në lagjen “Komuna e Parisit”, është vjedhur një supermarket.
Sipas personave dhe personelit të cilët ishin në vendin e ngjarjes, dyshohet se grabitësit kanë qënë dy persona me maska, duke marrë 1.5 miljon lekë. Kjo histori është e përsëritur, pasi është e dyta herë në të cilën ndodh një grabitje e tillë.
Policia e Tiranës tashmë ka nisur dhe hetimet paraprake, ndersa do të jetë grupi hetimor, i cili do të merret me hetimet rreth ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.