Home Politike Basha: Qytetarët të parët, më shumë vende pune

Basha: Qytetarët të parët, më shumë vende pune

566
0

“ Aleanca për qytetarin” ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Para mijëra simpatizantë të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe të partive të tjera të koalicionit të mazhorancës, kryeministri njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se 8 maji do të jetë votë për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. Gjatë fjalës së tij, kreu i partisë më të madhe në pushtet, tha se vota e qytetarëve shqiptarë do të jetë për projektet që do të përmirësojnë jetën në çdo cep të vendit, nga veriu e jugu i saj.

Fjalën hapëse në mitingun përmbyllës të “Aleancës për qytetarin”e ka mbajtur kandidiati për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, ai tha se kryeqytetasit duhet të dinë të bëjnë dallimin mes tij dhe rivalit Rama në këtë garë. Kështu zoti Basha tha se në projektet e tij për Tiranën, të parat janë problemet dhe zgjidhja e tyre për qytetarët dhe jo ambicia politike siç ka ndodhur vitet e fundit me kryetarin aktual të Bashkisë Edi Rama. Në këtë mënyrë, kandidiati demokrat ka premtuar se do të jetë në krye të Bashkisë për tu shërbyer interesave të qytetarëve.

Me mitingun e organizuar në sheshin “Nënë Tereza” ku ishin të pranishëm me mijëra qytetarë mbështës të kandidatëve të koalicionit të mazhorancës të cilët vinin nga i gjithë vendi, mbyllet edhe fushata elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Pas 28 ditësh fushatë intensive në gjithë vendin në njësitë përkatëse bashkiake, kandidatët për drejtues bashkie apo komune ishin të pranishëm në mbyllje të këtij rrugëtimi. Ndërkaq e shtuna është heshtje elektorale dhe partitë politike nuk do të angazhohen në asnjë aktivitet politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here