Home Politike Rama: Luftë ndaj papunësisë, votoni në 8 maj!

Rama: Luftë ndaj papunësisë, votoni në 8 maj!

635
0

Partia Socialiste, finalizoi sot përmbylljen e fushatës elektorale, në ambientin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Në një ambient të mbushur me mbështetës të kandidatëve të “Aleancës për të Ardhmen”, kryetari i PS-së Edi Rama, kandidat për një mandat të katërt të Bashkisë, iu drejtua qytetarëve duke theksuar se rruga e vetme, për të jetuar më mirë, është punësimi, i cili sjell mirëqënie, ndaj vota duhet te jete per ta.

“Ju garantoj se nesër do të mbërrijmë aty ku na çon detyrimi ynë, sepse asgjë nuk është e pamundur për ne. Ne jemi rruga e çdo njeriu të zakondshëm, që beson tek Shqipëria, që beson tek energjia dhe talenti, e që beson tek mundësitë e cdo fëmije të këtij qyteti, që beson tek puna, ndershmëria, bashkëjetesa, qytetari, pavarësisht përkatësive krahinore fetare, partiake, e ngjyres së lëkurës, gjinisë dhe moshës. Kjo është e vetmja rrugë, rruga e “Aleancës për të ardhmen”.

Kreu i opozitës ndër të tjera deklaroi se pas datës 8 maj, do ti japi fund papunësisë, duke e cilësuar si armikun më të madh, e marrë start me moshën e re, e cila nuk do të marrë diploma fallco.

“Pakti është angazhim solemn për ti hapur një luftë të paparë papunësisë, si armikun më të madh që kërcënon këtë vend, që kërcënon qetësinë e çdo të moshuari. I ftoj të rejat dhe të rinjtë që të dalin nga rruga e papunësisë dhe të hyjnë në rrugën e punës”.

“Do të bëjmë shtetin me një administratë, për ti thënë “kurr më” presionit mbi nënpunësit e shtetit, mbi ata që paguhen me kontributet e atyre që kërcënohem me bukën e gojës. Ne jemi angazhuar që të përkrahim dhe të mbrojmë familjen shqiptare. Asnjë taksë për familjet në nevojë dhe 50% të qërasë të familjes së pastrehë.”

“Ne do ti heqim tatimet cdo biznesi” tha më tej kryesocialisti Rama, duke i mëshuar faktit se në 8 maj, vota është dhe per ti dhënë fund 1 mijë të papunëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here