Home Ekonomi Italia me numrin më të madh në Evropë të vjedhjeve në banka

Italia me numrin më të madh në Evropë të vjedhjeve në banka

803
0

Italia është ndoshta më e njohur për bukuritë e saj, ushqimin dhe trashëgiminë kulturore.
Ajo, për të cilën, pak vizitorë të saj kanë dijeni, është fama si vendi me numrin më të madh në Evropë të vjedhjeve në banka.

Vitin e kaluar, sipas statistikave nga Unioni Italian i Bankave, FIBA, në Itali ndodhën për nga numri, gati gjysma e vjedhjeve të bankave në vendet e BE-së.
Vitin e kaluar pati 1744 vjedhje, kjo shifër është gjashtë herë më e lartë se në Gjermani dhe 20 herë më e madhe sesa në Britaninë e Madhe.

Vjedhësit e bankave arritën të merrnin së bashku 47 milion dollarë.
Megjithatë vjedhjet e bankave në Itali janë afera të vogla.
Dy në tre vjedhje u sjellin mesatarisht autorëve të tyre më pak se 20 mijë dollarë dhe gjatë tyre përdoren më shumë raste thika, sesa armë zjarri.

Në Itali papunësia është pranë nivelit 9 për qind dhe shpesh herë këto vjedhje bëhen edhe nga dëshpërimi.

Në muajin maj një nënë 41 vjeçare e la fëmijën e saj 7-muajshe në makinë kur shkoi për të vjedhur tre banka në Torino.

Kur u arrestua teksa përpiqej të vidhte bankën e katërt, ajo i tha policisë se duke qënë se ishte e papunë, e kishte shumë të vështirë t’ia dilte financiarisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here