Home Politike Rama sot ne mesdite konference live ne Facebook

Rama sot ne mesdite konference live ne Facebook

514
0

qeveria-rama-mbledhjeKryetari i PS, njëherësh dhe kryeministër i vendit Edi Rama do të mbledhë sot në mesditë grupin parlamentar të PS.

Ndër diskutimet që pritet të zhvillohet do jetë ajo e seancës parlamentare të ditës së enjte, ku do të jenë një sërë projektligjesh dhe aktesh normative të lëna që nga koha e Berishës pa miratuar, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e diskutimeve dhe për marrjen e nismave të tjera ligjore që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen e vendit.

Ndërkohë që ministrat pritet të raportojnë për punën e kryer deri më tani, ndërsa do diskutohet dhe në lidhje me emërimet e reja.

Po sot në mesditë Rama do të ketë konferencën për shtyp të paralajmëruar që dje. Sot në orën 12:00 të gjithë ata që kanë pyetje mund t’ia drejtojnë drejtëpërsëdrejti kryeministrit Rama në një konferencë Live nga “Facebook” apo “Twitteer”, që kreu i qeverisë prezantoi dje në rrjetin social. Kjo është konferenca e parë si kryeministër dhe që bëhet online”.

Pyetjet e të gjithë atyre të interesuarve që duan të marrin një përgjigje nga kryeministri Rama, të shkruajnë në fund të pyetjes së tyre “#PyetEdiRamen”. Rama shkruante dje në twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here