Home Politike Rama: Marrëveshje me LSI, ëndërr e Ilir Metës

Rama: Marrëveshje me LSI, ëndërr e Ilir Metës

770
0

Nje marreveshje me LSI-ne per te zevendesuar kryeministrin Sali Berisha me Ilir Meten ekziston vetem ne endrrat e ketij te fundit, tha kryesocialisti Edi Rama ne nje nga takimet e tij me socialistet ne Peshkopi. Me humor, kreu i opozites hodhi poshte deklaratat e deputeteve te LSI-se nje dite me pare, qe akuzohen ne menyre te ndesjellte per bashkëpunim me Edi Ramen.

“Endrra e Ilir Metes per tu bere kryeminister eshte e njohur nga te gjithe. Dhe gatishmeria e tij per tu bere kryeminister, te beje gjithcka, dihet nga te gjithe, por ne kete enderr te papermbajtur nuk i ve faj qe te shoh Dritanin sikur shkon e i ben nje propozim nga ana ime edhe pastaj tua tregoj shqiptareve jo sikur e ka pare ne enderr po sikur ka ndodhur vertete. Keshtu qe, ne kete pike mos i vini faj. Tha se kete enderr e ka para para tre ditesh te shohim cdo thote tre dite me prapa per ate qe tha sot”, tha Edi Rama, kryetar i Partise Socialiste.

Kryesocialisti hodhi poshte bashkëpunimin me LSI-ne megjithëse ditet e fundit ai artikulon rregullisht kerkesen per zgjedhje te parakohshme, duke lene te paqarte pyetjen e përhershme se, si do te provokohen zgjedhjet e parakohshme. Edhe turi i takimeve qe lidershpipi socialist ka nisur prej dy javesh quhet “ Largohu, Shqiperia kerkon transparence, drejtesi, zhvillim”.

Nga ana tjeter rinisja e protestave ne tetor nuk do te kete me alternativen e paqes politike nepermjet transparences zgjedhjeve te kaluara sipas opozitareve, por presioni do te përqendrohet i gjithi per te larguar kryeministrin Sali Berisha. Ne situaten kur LSI eshte ne prag te percarjes, socialistet nuk kane asnje arsye te mos përpiqen te shtojne votat kunder Berishes ne kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here