Home Aktualitet Kushti per liberalizimin e vizave: Dalja nga Konferenca Islamike

Kushti per liberalizimin e vizave: Dalja nga Konferenca Islamike

552
0

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në vëmendjen e  Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave, i cili ka marr “Ok” në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian, pritet të marr përsipër edhe një tjetër amendament. Anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike përmendet për herë të parë si një kusht për liberalizimin e vizave.

Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë në mënyrë që kjo rregullore për heqjen e vizave të zbatohet.

Tekstualisht në amendament thuhet: “Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare, dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit”.

Ky amendament i Van Der Stoep pritet të diskutohet në mbledhjen e këtij komisioni, bashkë me opinionin e Komisionit të Jashtëm lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. E pranishme  në mbledhje do të jetë edhe eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila është shprehur pro heqjes sa më të shpejtë të vizave për të dy vendet,  Shqipërinë e Bosnjën, pasi sipas saj, tashmë kushtet janë plotësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here