Home Aktualitet Abuzimet e kompanisë CEZ, publikohet raporti konfidencial

Abuzimet e kompanisë CEZ, publikohet raporti konfidencial

729
0

Kërkesa e CEZ shpërndarjes me një sjellje tipike prej monopoli, për të rritur tarifat për vitin që vjen me 12 për qind nuk është tjetër vecse grabitje. Alsat ka siguruar raportin e plotë që CEZ ka dërguar në ERE me të cilin kërkohet rritja e cmimit. Në vetvete ky dokument, mbi cdo faqe të të cilit shënohet sigla konfidencial, është e vërteta për atë që luhet në kurrizin e konsumatorit. Më një xhiro biznesi të planifikuar 450 milion dollarë CEZ kërkon që vitin e ardhshëm të ardhurat e të rriten me 12 për qind. Kjo që shprehet në filimin e raportit në fakt është vetëm maja e ajzbergut. C’ndodh në realitet.

Së pari CEZ pranon vetë se nuk e plotëson objektivin për të reduktuar humbjet. I referohemi raportit ku për humbjet thuhet “në vend të 8 për qind reduktim në raport me nivelin fillestar të humbjeve ulja do të jetë minus 6 për qind). Së dyti as investimet nuk po realizohen. Kjo në raport ka justifikimin se “Ndikim domethënës mbi realizimin brenda gjysmës së parë të vitit ka pasur fakti se OSSH nuk ka qenë në gjendje të marrë kredi afatgjata, sepse negociatat me BERZH dhe IFC janë ngrirë”. Pra jo vetëm që nuk ka investuar por dhe investimet planifikohen të bëhen me kredi. Por edhe pse kjo ndodh duke folur për rritje të investimeve në 2011 CEZ nuk nguron të thotë se është e përkushtuar për të përmirësuar “rrjetin në Shqipëri”.

Cfarë planifikon të bëjë CEZ. Në raport përmenden instalimi i 25,000 matësave të rinj, zëvendësimi i 90,000 matësave aktualë me probleme teknike, instalimi 5000 matësve të rinj për biznesin, shtrirja e 60 kilometrave linjë 20 kV dhe 330 kilometrave kabëll ABC. Të gjithë këto investime janë përfshirë në rritjen e tarifës, madje janë argumenti kryesor. CEZ prêt të marrë një kredi 100 milion dollarë nga BERZH dhe IFC e cila  sipas raportit të kompanisë për tre vjet është falas.

Por për CEZ kjo ska rëndësi dhe I faturohet konsumatorit që nga 2011. Raporti ka edhe një tjetër fakt prej të cilit rezulton se përplasja CEZ ERE vitin tjetër do të jetë e sigurtë. Aty shkruhet se “OSSH parashikon në këtë përllogaritje çmimi se tarifat e KESH dhe OST do të mbeten të pandryshuara në krahasim me vitin 2010”. Pra kërkesa për rrije mund të jetë më e lartë. Pas gjithë kësaj vlen të përmenden edhe dy shifra tjera. CEZ shet një mall dhe që e blen me shumicë tek KESH e OST 10 miliard lekë. I kërkon të ardhurat 45.8 miliard lekë, pra 35 miliard më shumë. E thënë fare thjeshtë mallin e shet katër herë më shumë dhe i shtrënguar për ta blerë e paguan konsumatori.

Alsat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here