Home Aktualitet Gjyqtari që gjobiti Vokshin, Berisha dhe Thaçi më nëpërkëmbën

Gjyqtari që gjobiti Vokshin, Berisha dhe Thaçi më nëpërkëmbën

813
1

Gjyqtari kosovar Nazim Vllaqo akuzoi ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe homologun e tij kosovar Hashim Thaci, se kanë nëpërkembur punën e tij. Siaps gjyqatrit, I cili pak ditë më parë dënoi më gjobë, 250 euro depuetetn e PD-së Albana Vokshi për veprën penale të fyerjes së policit zyrtar të Kosovës dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Koha Ditore citon gjyqtarin, “shumë mirë që erdhët se ne askush nuk na ka pyetur asgjë”,

Gjyqtari Vllaqo shprehet se është ndjerë i paragjykuar në punën e tij nga të dy kryeministrat.

“Mua më ka ardhur shumë keq pse kanë folur ashtu, pa u parë dhe pa u konstatuar gjendja faktike…Prandaj, mendoj se janë ngutur për shkak se ka procedura të ankesës, nëse nuk pajtohen me vendimin që e kam marrë unë. Ato deklarime janë paragjykime”, shprehet Vllaqo, i bindur se ka vepruar drejt.

Vllaho shprehet se ëhstë ndijerë shumë I fyer kur deputetja I ka quajtur policët e kosovës kriminelë dhe kur ajo u ka përmendur policinë e Kosovës.

“Sjelljet e deputetes kanë qenë arrogante. Edhe në gjykatë ka bërë sjellje të pahijshme, nuk e ka përfillur asnjë procedurë, vazhdimisht e ngrinte zërin, madje është munduar që t’i tregonte procesmbajtëses se çfarë të shkruante. Katër avokatë i ka shfrytëzuar, me asnjërin nuk ka arritur të bashkëpunonte dhe avokatët i largoheshin”, tregon Vllaqo.

.

Mediat kosovare njoftojnë se incidenti mes policisë kufitare të Kosovës në pikën e Vërmicës më deputeten e PD-së Albana Vokshi i ka kushtuar vendin e punës katër policëve kufitarë.

Dy ditë më parë Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka marrë vendimin që polici i pikës kufitare në Vërmicë Bujar Shala, të pezullohet nga detyra e tij.

Mediat Kosovare njoftojnë se pezullimi është bërë me vendim të këtij inspektorati por në të nuk përmenden fare arsyet dhe gjithashtu nuk tregohet afati se deri kur vlen ky pezullim.

Gazeta kosvare Express thotë se ka kontaktuar me të afërm të policit, por vetë Shala nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me këtë rast.

Viktimë e këtij incidenti, i cili përfshiu edhe kryeministrat e dy shteteve nuk është vetëm polici Shala.

Bashkë me të, nga burime jozyrtare mësohet se janë pezulluar edhe tre zyrtarë të tjerë të Policisë Kufitare.

***

Në 23 nëntor 1941 në shtëpinë e Bijes u themelua Rinia Komuniste e Shqipërisë. Strehonte dhe mbante në shtëpi Enver Hoxhën

Albana Vokshi nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj nga Kosova, dhe si pinjolle të një familjeje të shquar në historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në një rrëfim për rrënjët familjare, jetën dhe motrat e saj, Albana Vokshi shprehej: “Unë rrjedh nga familje të njohura kosovare, si nga ana e mamit, ashtu edhe e babit. Im atë rrjedh nga familja e madhe dhe e njohur Vokshi, pjesëtarë të së cilës janë tashmë të njohur dhe kanë lënë emër në histori, si Sulejman Vokshi, Bije Vokshi, Asim Vokshi etj. Por, në ndryshim nga familja e babait, e cila është e njohur edhe në Shqipëri, familja nga e cila rrjedh mamaja ime, Gashi, është po aq e njohur, është familje e madhe, me tradita dhe e respektueshme në Kosovë”.
Sipas saj në vitin 1929, Ali dhe Nafije Vokshi (gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait) u detyruan të kalonin kufirin dhe të vinin në Shqipëri, për shkak të represionit të egër serb, veçanërisht ndaj familjeve patriotike, ku përfshihej edhe fisi i Vokshëve. Rrugës u hasën me vështirësi të panumërta, mungesë strehimi, punësimi, deri Mbreti Zog e sistemoi gjyshin në Berat dhe i dha tokë për të punuar. Në Berat qëndruan deri në vitin 1943. Në 1936, në Berat vjen në jetë edhe babai im, Sadiku. Më tej ata janë kthyer dhe kanë jetuar në Tiranë.

Enver Hoxha, lidhja me Bije Vokshin

Sipas të dhënave që jep historiografia komuniste, Bije Vokshi, gjyshja e Albana Vokshit nga ana e të atit, ishte një figurë e rëndësishme e lidhur me ata që do të merrnin pushtetin pas çlirimit të vendit.
Në historinë e themelimit të PKSH-së dhe të organizatës së rinisë shkruhet: “Enver Hoxha pas bashkimit të grupeve komuniste në Shqipëri , më 8 nëntor 1941 në Tiranë krijon PKSH-në edhe me kosovarë. Pas dy javëve më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha themelon organizatën e Rinisë Komuniste të Shqipërisë po në Tiranë, në shtëpinë e patriotes kosovare Sabrie (Bije Vokshit) nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Bije Vokshi ishte luftëtare e veprimtare e Komitetit për mbrojtjen kombetare të Kosovës, pastaj ishte komuniste e grupit të Shkodrës. Shtëpia e Bije Vokshit ishte bazë e ilegalitetit ku Bija përgatiste ushqimin, lante rrobat e ushtarëve dhe aty strehohej edhe Enver Hoxha. Më 1942 Bije Vokshi u dërgua në Kosovë për të ndihmuar organizatën e luftës ANÇ të popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate në Konferencën e Bujanit (1943-44), aty foli në emër të grave antifashiste të Kosovës. Në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë fillimit të saj ishin rreth 100 patriotë-komunistë shqiptarë kosovarë dhe shqiptarë tjerë nga viset shqiptare të Jugosllavisë për t’u shkolluar atje. Edhe këta atje shumica ishin në grupet komuniste sdm. të Shkodrës. Edhe këta më kryesorët mbanin lidhje me Enver Hoxhën, Haxhi Lleshin, Gogo Nushin etj. Takimet bëheshin sidomos në shtëpinë e Bije Vokshit. Edhe këta u dërguan në Kosovë për të ndihmuar LANÇ”.

_____________

Superdeputetja
Albana Vokshi, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, vërtet mund të ndihet e fuqishme. Jo vetëm sepse në krah asaj i dolën kryeministrat e dy shteteve, i Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe para gjyqtarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren ajo ka vazhduar me sjllje arrogante. E pavarësisht të gjithave, ajo arriti në fund ta pezullojë vendimin e kësaj gjykate.

Express ka siguruar aktvendimin e gjykate e cila në faqen e parë fillon me dënimin e shqiptuar prej 250 euro ndaj deputetes Vokshi, e gjetur përgjegjëse për akuzën “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, pasi ka ofenduar rëndë policët kufitarë të Kosovës.

Por, ky aktvendim tash është ndryshuar, sepse në faqen e tretë gjykata e shfuqizon vendimit të vet, duke e pezulluar atë pa dhënë ndonjë arsyetim të veçantë.

Në fillim, në aktvendimin e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren, gjyqtari Nazim Vllaço pasi e dënon Albana (Sadik) Vokshin me 250 euro, jep edhe shpjegimet përkatëse përse e ka marrë këtë vendim.

Në dokument shkruan se Vokshi ka ofenduar policin e pikës kufitare të kalimit në Vërmicë, Bujar Shala, i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare.

“Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë”, citon aktvendimi i Gjykatës fjalët e deputetes, Albana Vokshi.

“Kafshë je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund t’ia kalosh lehtë me mua, unë jam deputete”, vazhdon më tej citati i deputetes Vokshi.

“Ti qenke kafshë, jeni mësuar ju me serbët andaj silleni në këtë mënyrë”, i referohet më tej citati Albana Vokshit, e cila në këtë mënyrë ka biseduar me policët kufitarë të Kosovës.

Kështu, sipas gjykatës, me këtë veprim, Vokshi ka kryer kundërvajtjen nga neni 5, pika 3, të Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike.

“…Prandaj, dënohet me 250 euro. E pandehura është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktvendimit, në të kundërtën gjoba do të zëvendësohet me dënim burgimi në atë mënyrë që për çdo 15 euro të gjobës të mbahet nga një ditë burg…”, thuhet në këtë aktvendim.
Por, menjëherë në faqen e dytë të këtij aktvendimi, versioni i fundit i siguruar nga Express pezullohet procedura kundërvajtës kundër të pandehurës Albana Vokshi nga Tirana, Republika e Shqipërisë.

“….gjatë procedurës është konstatuar se nuk ka kryer kundërvajtjet e cekura si më lart për të cilat me kërkesë i vihet në barrë…” thuhet në këtë dokument, i cili gjithashtu është i nënshkruar nga gjyqtari Nazim Vllaço, i njëjti i cili në fletën paraprake e dënon deputeten Vokshi.

Ngjarja sipas Gjykatës

Sipas dokumentit zyrtar, gjendja faktike e përshkruar në dispozitiv të aktvendimit është vërtetuar në bazë të deklaratës të së pandehurës, Albana Vokshi dhe deklaratës së dëshmitarëve-zyrtarëve policorë, Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, e posaçërisht në bazë të procesverbalit mbi ballafaqimin e të pandehurës dhe dëshmitarit Bujar Shala.

Në dokumentin e gjykatës shkruan se e pandehura Albana Vokshi, në deklaratën e vet të cilin e ka dhënë në prezencë të avokatit të saj, Orhan Rekathatit, përveç të tjerave ka theksuar se në ditën kritike rreth orës 13 ka qenë në cilësinë e bashkudhëtares me veturën e udhëtarëve të tipit “Peugeot” me targa shqiptare TR 1938 R.

“….Vetura drejtohej nga motra e saj, Mimoza Vokshi dhe në vendin e kontrollimit të dokumenteve ka dalë nga vetura dhe me sjelljet e saj të pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor të Policisë Kufitare, Bujar Shala me fjalët ‘Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë'”, thuhet në këtë dokument.

Në këtë pjesë janë të përfshira të gjitha shprehjet e thëna nga ajo, të njëjta me ato të arsyetimit të aktvendimit të gjykatës.

Gjykata vlerëson se deklaratat e dhëna nga dëshmitarët rastit, policët Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, në tërësi janë identike në pjesën që ka të bëjë me atë se e pandehura Albana Vokshi, në orën kritike të asaj dite ka ofenduar rëndë me shprehjet që në të gjitha rastet përmbajnë fjalën “kafshë”.

“Pranë kësaj deklarate, në tërësi kanë mbetur edhe gjatë ballafaqimit me të pandehurën edhe dëshmitari Bujar Shala”, thuhet dokumentin zyrtar të gjykatës.

“…Duke vlerësuar deklaratën e të pandehurës dhe deklaratën e dëshmitarëve, është konstatuar se e pandehura ka kryer kundërvajtjen nga neni 5 pika 3 e Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike dhe pas administrimit të të gjitha provave është shpallur përgjegjëse…”, shkruan në dokument.

Madje aty përmendet edhe një fakt tjetër. “…Si rrethanë rënduese është marrë parasysh qëndrimi i saj (Albana Vokshit) jo korrekt dhe i vrazhdë ndaj dëshmitarit-personit zyrtar, Bujar Shalës gjatë procedurës gjyqësore..”, thuhet në fund të arsyetimit të gjyqtarit, pasi ka marrë vendimin për dënimin e deputetes me 250 euro.

Politika

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, i ka kërkuar ndjesë Sali Berishës, Kryeministrit të Shqipërisë, lidhur me incidentit e ndodhur me Albana Vokshin, deputete e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se gjykata ka konstatuar se deputetja Vokshi ishte shkaktare e tërë kësaj tollovie, Kryeministri Sali Berisha, doli hapur në mbrojtje deputetes së PD-së.

Kreu i ekzekutivit shqiptar fajësoi Kosovën për atë që ndodhi. “Ky ka qenë akt i papërgjegjshëm dhe vetëm kaq. Kryeministri i Kosovës më ka telefonuar mua po atë natë. Ka paraqitur ndjesën e tij, më ka kërkuar t’ia përcjell deputetes Vokshi ndjesën e tij për aktin dhe garantuar se do të nxirren të gjitha përgjegjësitë.

Më tutje kjo është kaq dhe vetëm kaq dhe absolutisht asgjë tjetër. Një gjë që ndodh, por ka një qeveri që qëndron tërësisht në pozicionet e duhura”, ka thënë Sali Berisha. (Express)

1 COMMENT

  1. A mund ta percaktoni se kush eshte gjyshja e Albanes nga ana e babait ne menyre te sakte? Ju thoni se “…në vitin 1929, Ali dhe Nafije Vokshi (gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait) u detyruan të…”, pra gjyshja eshte Nafija, ndersa me poshte shkruani: “…historiografia komuniste, Bije Vokshi, gjyshja e Albana Vokshit nga ana e të atit, ishte…”, pra thoni se gjyshja nga ana e babait eshte Bija, me poshte prape “…patriotes kosovare Sabrie (Bije Vokshit) nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit…”, pra Bija ishte vajze e familjes Vokshi, ashtu si Albana eshte vajze e familjes Vokshi, babai i Albanes eshte djale i familjes Vokshi, nuk mund te ishte biri i Bijes. Kur ne te njejtin artikull ka kaq shume kunderthenie per nje gje te vogel, sa mund te behet i besueshem per thelbin e artikullit?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here