Perfundon pas 13 vjetesh eksodi i krimeve te organizates se njohur si Banda e Lushnjes. Nen masa te rrepta sigurie, plot tete gardiane, gjykata e krimeve te renda ka dhene vendimin per te pandehurit e bandes se Lushnjes…Trupi gjykues nen kryesimin e Gerd Hoxhes ka dhene 8 burgime te perjetshme per dy antare, respektivisht 10 shekuj burg per Arben Boricin dhe Ilir Stergun ndersa nje total prej 75 vitesh heqje lirie per 5 antaret e tjere te Bandes.
Duke arsyetuar vendimin e marre, Afrim Hoxha eshte denuar me 18 vite burgim, Rexhep Gina i cili ishte i pranishem ne salle, me 16 vite burgim, Erion Cici me 25 vjet heqje lirie ndersa Arjan Alico dhe Jorgo Muzaka respektivisht me 6 dhe 10 vite burgim.
Antaret e Bandes se Lushnjes e krijuar fillimisht ne vitin 1997 pas vrasjes se vellait te Aldo Bares, Ramadan Shkurti,akuzohen per nje sere veprash, qe nga krijimi i bandave kriminale e deri te vrasja me paramendim. Nderkohe ne nje tjeter proces gjykohet kreu i kesaj bande, Alfred Shkurti i njohur ndryshe si Aldo Bare.