Home Aktualitet Aksioni antikanabis, 200 forca policie zbarkojne ne terren

Aksioni antikanabis, 200 forca policie zbarkojne ne terren

1138
0

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollin e territorit nga ajri dhe toka për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke u përqendruar gjatë ditës së sotme në zonën e Ishmit dhe në Manëz.

Paralelisht vijojnë kontrollet në territor edhe në ish magazina e depo shtetërore, ish reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjetër të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.

Në ketë kuadër gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor.

Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës.

U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura.

Llalla takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit, akuza të forta ndaj Policisë

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka nisur paraditen e sotme një takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit.

Kryeprokurori shoqërohet në këtë takimk nga kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Burime bëjnë me dije se në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura u fol për trafikun e lëndëve narkotike nga vendi ynë drejt Italisë.

Vetëm më ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes goditën një bande kriminale që trafikonte drogë nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

“Kemi nisur verifikim per personat qe lejojne kanabisin te ekspeortohet drejt italise”- mesohet te kete thene Llalla.

Kryeoprokurori ka akuzuar policinë kufitare si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit. “Po trafikohet droge ne menyre te vazhdueshme”- mësohet të ketë thënë Llalla.

Në lidhje me akuzën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për magazinën me 100 tone kanabis tha se po punohet për verifikimin e deklarate. 

Pyetur për kërcënimin me jetë të kryedemokratit Basha, Llalla tha se po punohet nga strukturat përkatëse “por ne prokurori nuk ka mberritur denoncim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here