Home Aktualitet Albana Vokshi:“Incidenti në Kosovë ishte i planifikuar, pres të zbardhet”

Albana Vokshi:“Incidenti në Kosovë ishte i planifikuar, pres të zbardhet”

1347
0

Incidenti i ndodhur një javë më parë mes policisë së Kosovës dhe deputetes Albana Vokshi është sqaruar dje nga kjo e fundit në një deklaratë publike. Sipas Vokshit, incidenti ishte shumë i rëndë dhe po pret që të zbardhet sa më shpejt. Për këtë ngjarje zonja Vokshi ka vënë në dijeni autoritete më të larta të vendit, duke nisur nga kryeministri, Kryetarja e Parlamentit, ministrin e Jashtëm dhe atë të Brendshëm si dhe drejtorin e Policisë së Shtetit. Vokshi ka kundërshtuar hamendësimet që janë bërë në media se ka fyer autoritet policore të kufirit.
Sqarimi i Vokshit
Albana Vokshi vendosi dje të thyejë heshtjen për të sqaruar opinionin publik lidhur me ngjarjen e ndodhur të dielën e shkruar në pikën kufitare të Morinës. Në një letër Vokshi deklaron se ditën e dielë në 14 nëntor 2010 kishte ndërmarrë një udhëtim në Kosovë. “Është e vërtetë që në kufirin me Kosovën, në Vërmicë, ka ndodhur një incident shumë i rëndë me policinë kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare, të policisë dhe gjyqësorit, kanë abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre, duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnjë të drejtë elementare themelore njerëzore, ndaj meje, jo si deputete, por si femër dhe si qytetare shqiptare”. Vokshi vijon me tej se për këtë ngjarje është vënë në dijeni kryeministri i vendit, Kryetarja e Parlamentit, ministri e Brendshëm, ministri i Drejtësisë, ministri i Punëve të Jashtme, drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Zbardhja e ngjarjes
Për më tepër Vokshi, duke mos e lënë mënjanë këtë situatë, ka kërkuar që të zbardhet deri në detaje, të zbulohen e të kërkojnë të vihen para drejtësisë si ata që e planifikuan, ashtu edhe ata që e ekzekutuan këtë incident. “Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar që nuk është e vërtetë që kam thyer rregullat dhe procedurat e policisë kufitare Kosovare, nuk është e vërtetë që kam refuzuar kontroll të dokumenteve apo të makinës me të cilën udhëtoja, e mbi të gjitha nuk është e vërtetë që kam fyer cilindo zyrtar të policisë kufitare kosovare” duke arsyetuar se kjo është arsyeja për zbardhjen e çështjes. Deputetja e PD-së kërkon hetim dhe zbardhje të këtij incidenti, pasi në të kundërt, do të bëjë publike detajet e hollësishme dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. “Do ta bëj këtë në emër të mbrojtjes së emrit, nderit, moralit dhe dinjitetit tim” thuhet në reagimin e zonjës Vokshi.

Vokshi për…
Incidentin

“Vendosa të thyej heshtjen time duke bërë këtë deklaratë para publikut shqiptar dhe atij kosovar, për shkak se ndjej detyrimin madhor për ta sqaruar pavërtetësinë e thënieve abuzive të ditëve të fundit në media të ndryshme. Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar që nuk është e vërtetë që kam thyer rregullat dhe procedurat e policisë kufitare Kosovare; nuk është e vërtetë që kam refuzuar kontroll të dokumenteve apo të makinës me të cilën udhëtoja; e mbi të gjitha nuk është e vërtetë që kam fyer cilindo zyrtar të policisë kufitare kosovare.”

…Zbardhjen e ngjarjes
“Kam bindjen e plotë që qeveria shqiptare dhe kosovare shumë shpejt do të kenë një prononcim publik në lidhje me këtë incident. Në të kundërt, unë personalisht do të bëj publike detajet e hollësishme dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Do ta bëj këtë në emër të mbrojtjes së emrit, nderit, moralit dhe dinjitetit tim.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here