Rreth orës 23:45 të mbrëmjes së ditës së hënë në qytetin e Durrësit, në sektorin “Iliria” është vjedhur makina tip Mercedes me targa polake KR 353 RL, e cila i përkiste shtetasit E.M nga qyteti i Burrelit. Brenda në makinë në momentin e grabitjes ndodhej edhe një foshnje një muajshe.
Pas njoftimit policia e qytetit të Durrësit është vënë në gadishmëri me të gjitha forcat për të zbardhur ngjarjen dhe autorët.
Pas afro 50 minutave falë një pune intensive nga forcat e policisë së shtetit, foshnja e seksit mashkull është gjetur në gjendje shumë të mirë e braktisur në lagjen Laprakë në Tiranë. Menjëherë pas gjetjes, foshnja është dërguar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” të Tiranës.
Ndërkohë që kërkimet për gjetjen e makinës kanë vazhduar me postblloqe të shumta, në të gjithë vendin duke zbuluar edhe vendndodhjen saj, e braktisur në qytetin e Laçit. Policia dyshon se grabitja është kryer nga një person i vetëm. Nis puna për identifikimin e autorit.