Në një njoftim të posaçëm dhe të paprecedentë, kompania shtetërore e naftës “Albpetrol sha Patos” ka njoftuar fituesin e një tenderi, për pajtimin e një shoqërie juridike kundrejt 80 milionë lekëve të vjetra.
Gjatë një investigimi të bërë nga gazeta “Shqiptarja.com” dhe të publikuar sot në kryeartikullin “Albpetrol, 80 mln lekë vëllait të Lulzim Bashës” zbulohet sot se tenderi i pa shpallur ndonjëherë është fituar nga Studioja ligjore “Optima Legal& Finances”, e cila ka si pjesë të stafit vëllanë e kryebashkiakut, Lulzim Basha.
Sipas njoftimit të vetë Albetrol , kjo studio ligjore do të përfaqësojë “Albpetrolin” në gjyqin që ka me shoqërinë “ARMO sha” së cilës Albpetroli i kërkon rreth 38 milionë euro borxhe të pakthyera.
Ne investigimin e plote te gazetes Shqiptarja.com do të lexoni se kush është studioja ligjore, “Optima Legal” lidhja me tepër se e një juristi e Erlind Bashës, vëllait të kryebashkiakut, me këtë studio, justifikimin e Albpetrol për shkeljen e ligjit të prokurimeve publike si dhe reagimin e zv ministrit të Financave Bozdo. (ne foto Lulzim Basha dhe vellai i tij Erlind Basha)