Home Sport Kosova mund te luaje miqesore me Turqine

Kosova mund te luaje miqesore me Turqine

524
0

Gjatë kësaj vere, përfaqësuesja e Kosovës pritet të zhvillojë ndeshjen më të madhe në historinë e saj. Mediat kosovare kanë bërë të ditur se udhëheqësit e futbollit kosovar janë shumë afër që ta bindin Kombëtaren e Turqisë ose atë të Kroacisë për të zbarkuar në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Opsion tjetër është edhe njëri prej favoritëve për ta fituar ‘Euro 2012’, Gjermania. Ndërsa shumë përfaqësuese të shteteve të ndryshme tashmë kanë nisur të përqendrohen në eliminatoret për Kampionatin Botëror, të cilat fillojnë në muajin shtator, udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po punojnë intensivisht që sa më shpejt t’ia organizojnë një ndeshje të madhe miqësore përfaqësueses së Kosovës ndaj ndonjë kombëtareje të huaj.

Madje, krerët e futbollit kosovar janë shumë të interesuar që në vendin tonë ta sjellin ndonjë skuadër, pjesëmarrëse e Kampionatit Evropian ‘Euro 2012’, thuajse menjëherë pas përfundimit të këtij evenimenti.

Sipas të gjitha gjasave, gjatë kësaj vere në vendin tonë do të zbarkojë kombëtarja e Turqisë ose ajo e Kroacisë. Madje, shanset janë të mëdha që në vendin tonë të zbarkojë edhe favoriti kryesor për ta fituar ‘Euro 2012’, Gjermania. Miqësoren më të madhe që e ka zhvilluar ekipi kosovar deri më tani është ajo e vitit 2007, kur në Turqi pati mposhtur me rezultat minimal, 1:0 Kombëtaren e Arabisë Saudite

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here