Aksi rrugor Tiranë-Elbasan do të bllokohet serish nga sot, në të dyja kahet lëvizëse në fshatin Ibë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rreth orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes të së dielës më 18 janar rruga do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve në fshatin Ibë për heqjen e masës shkëmbore dhe masivin e dheut që është shumë pranë rrugës ekzistuese.
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore lajmërojnë bllokimin e rrugës për të gjithë automjetet por edhe banoret e zonës, pasi punimet duhet të kryhen në kushte të larta sigurie, duke mos paraqitur asnjë rrezik për banorët e zonës dhe përdoruesit e rrugës.
Policia e Shtetit bën me dije të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë në këtë aks rrugor gjatë fundjavës që lëvizja do kryhet nga rruga e Durrësit.