Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga, duke përfunduar në ujërat e Komanit. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip Benz, me targa SH 586 E, ka rrëshqitur si pasojë e akullit, në aksin Vau i Dejës-Koman. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Mark Molla dhe një tjetër person që ndodhej në makinë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Aksi Vau i Dejës-Koman raportohet si problematik për shkak të ngricave, por edhe mungesës së mirëmbajtjes, për të evituar ngricat dhe akullin.