Home Teknologji Autobuzi i se ardhmes

Autobuzi i se ardhmes

604
0

1470231207_autobusi2Kur u njoftua si ide pak muaj më parë, të paktë ishin ata që e besonin se do të realizohej, por jemi në Kinë dhe atje gjithçka është e mundur.

Në Pekin bëri rrugën e parë autobusi i së ardhmes në transportit qytetas. Bëhet fjalë për një supermjet 22 metra të gjatë, thuajse 8 metra i gjerë dhe 5 metra i lartë, që udhëton mbi shina, si një tramvaj, por ndryshe nga ai, ka një hapësirë boshe në mes me një lartësi 2 metra, që u mundëson automjeteve të parakalojnë nën të.

Mjeti udhëton me një shpejtësi maksimale deri në 60 kilometra në orë, ndërsa kapacitetit është katër herë më shumë pasagjerë se një autobus transporti qytetas normal.1470231188_autobusi1

Me anë të kësaj teknologjie, autoritetet kineze shpresojnë të zgjidhin së pari problemin e trafikut në qendrat e mëdha urbane të vendit, që sa vijnë e mbipopullohen më shumë, por edhe të ulin nivelin e ndotjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here