Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha premton shtimin e ambjenteve sportive në çdo lagje të kryeqytetit.
I veshur sportiv, Basha ka parë të shtunën performanca të federatës së mundjes, karatesë apo boksit duke premtuar kundërsulm të sportit përballë betonizimit, që sipas tij po i bëhet Tiranës.
Lulzim Basha nuk ka lënë pa sulmuar as Bashkinë e Tiranës duke deklaruar se kryetari i saj ka vendosur betonin para qendrave sportive.
Ndërsa sportistet e vegjel, por edhe drejtues të federatës sportive kanë kërkuar më shumë ambjente për stërvitjen e kampeve të ardhshëm.
Në takimin që Basha pati në agjensinë e shërbimit të sportit shoqërohej nga drejtoresha e sportit në MTRKS, atletja Klodjana Shala, si dhe kandidatja për kryetare të njësisë bashkiake nr 5, Erisa Xhixho.