Parisi është mbërthyer nga terrori nga shtatë sulme në zemër të qytetit, ku kanë mbetur mbi 120 persona të vdekur. Ka pasur të shtëna me armë brenda një restoranti, dy shpërthimi pranë stadiumit “Stade de France” kur po luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani dhe të shtëna në një sallë koncerti, ku terroristët mbajtën peng shumë persona për disa minuta deri në ndërhyrjen e forcave të sigurisë.
Raportohet se ka të paktën 11 persona të vrarë në restorantin që ndodhet pranë redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, që ishte në shënjestër të një sulmi në janar të këtij viti dhe 15 të tjerë të vdekur në sallën e koncertit, thonë zyrtarët. Të shtëna janë dëgjuar dhe një lokal tjetër në Paris. “Jemi të gjithë të tmerruar dhe na u tha që të largoheshim sa më shpejt të ishte e mundur”, thotë Gilles Avel, 19 vjeçe, studente e cila po kalonte natën jashtë me miqtë e saj afër sallës së koncertit në Bataclan.
Ora 08:20 Zëdhënësja e Prokurorisë: 7 nga 8 autorët e sulmeve terroriste kanë kryer sulm kamikaz
Ora 08:15 Mediat boterore thone se bilanci i viktimave deri me tani ka arritur mbi 120 te pajete, ndersa vetem CNN flet per nje bilanc edhe me tragjik prej mbi 150 viktima.
Ora 08:00 Sulmet në Paris, 153 persona të vrarë, dhjetra të plagosur
CNN raporton se 153 persona janë konfirmuar se kanë humur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmjen e së premtes (13 Nëntor) në kryeqytetin francez. Ndërkohë që mediat të tjera të huaja raportojnë për një numër më të lartë viktimash por që ende nuk janë konfirmuar.
Ora 07:20 SHBA masa shtesë pranë zonave të ndjeshme në Nju Jork
Masa shtesë sigurie ka ndërmarrë dhe SHBA pas sulmeve në Paris, oficerë policie të armatosur janë vendosur pranë pikave të ndjeshme në Nju Jork
ORA 02:05 Shpëtohen më shumë se 125 pengje
Forcat e sigurisë kanë arritur të çlirojnë më shumë se 125 pengje që mbaheshin në sallën e koncerteve Bataclan ku po mbante koncert grupi amerikan “The Eagles of Death Metal”. Salla e koncertit ka mbështetur revistën “Charlie Hebdo” pas sulmeve në janarin e kaluar. Dëshmitarët kanë deklaruar se një person i pamaskuar hyri në mes të sallës me kallashnikov dhe nisi të qëllonte.
ORA 02:00 Mbi 118 vrarë në Bataclan
Zv.kryetari i Bashkisë së Parisit thotë se të paktën 118 njerëz kanë mbetur të vrarë në sallën e koncerteve Bataclan.
ORA 01:45 Deri tani 6 terroristë të vrarë
Forcat e sigurisë kanë vrarë katër terroristë, tre në sallën e koncerteve dhe një në rrugët e Parisit, ndërsa dy terroristë kanë vrarë veten me shpërthim kamikaz.
ORA 01:35 Hollande tek salla e koncerteve, 100 të vdekur
Presidenti francez, Francois Hollande dhe zyrtarë të tjerë kanë shkuar në sallën e koncerteve Bataclan, ku mbaheshin peng dhjetëra njerëz. Një zyrtarë thotë për AFP se të paktën 100 njerëz janë të vdekur në sallë.
ISIS, i cili ka marrë përsipër sulmet në Paris ka paralajmëruar sulme të tjera në Evropë. Përmes një postimi në Twitter thuhet se tani në shënjestër do të jetë Roma, Londra dhe Uashingtoni.ORA 01:26 Shkon në mbi 150 të vdekur
FranceTV raporton se numri i viktimave është mbi 150 të vdekur. Ndërsa raportohet se në sallën e koncertit janë vrarë tre terroristë.
ORA 01:20 Dritan Tola: Nuk ka shqiptarë mes viktimave
Deri tani ambasada nuk ka asnjë informacion që shtetasit shqiptarë të jenë përfshirë mes viktimave nga sulmet terroriste. Ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola duke folur për Shqiptarja.com, bën të ditur se edhe pse nuk dihet identiteti dhe numri i vërtetë i viktimave, deri tani nuk ka asnjë informacion për përfshirjen e shqiptarëve.
ORA 01:05 Vriten dy terroriste në Bataclan
Forcat e sigurisë kanë vrarë dy terroristë duke i dhënë fund pengmarrjes në Bataclan. Zyrtarët e kanë përshkruar si “kërdi” atë që ka ndodhur brenda ndërtesës dhe pritet që numri i viktimave të rritet.
ORA 00:55 MPJ: Dy numra emergjence në ambasadën në Paris
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra emergjence të ambasadës në Francë për të marrë informacion nga shqiptarë që mund të jenë në vendet e sulmeve terroriste në Paris.
Numrat e emergjencës të ambasadës:
+33 6 2515 9669
+33 7 82 44 7795
ORA 00:42 Rama: Është një luftë e vërtetë!
“Është një luftë e vërtetë Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe qeverinë e saj në këto momente horrori”, shkruan Rama në Facebook.
ORA 00:38 Forcat speciale ndërhyrë ndaj terroristëve
Forcat franceze të sigurisë kanë ndërmarrë një sulm në sallën e koncertit ku rreth 100 persona po mbaheshin peng. Ndërhyrja erdhi pas raporteve të dëshmitarëve, se pengmarrësit po vrisnin një nga një pengjet.
ORA 00:30 Merkel: Jam e tronditur
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur e tronditur nga lajmet dhe imazhet që vijnë nga Parisi.”Jam thellësisht e tronditur. Në këto orë, lutjet e mia shkojnë për viktimat e këtyre sulmeve terroriste”, shprehet Merkel.
ORA 00:29 Ushtria rrethon Parisin
Presidenti francez, Hollandë ka deklaruar se i ka kërkuar ushtrisë përforcime për të parandaluar sulme të tjera dhe se janë mobilizuar të gjitha forcat e sigurisë për neutralizimin e terroristëve.
ORA 00:01 Shkon në 60 numri i viktimave
Franca ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë që numri i viktimave arrin në 60. Terroristët kanë ndërmarrë gjashtë sulme të koordinuara, përfshirë dhe një në galerinë e Luvrit.
Presidenti, Francoise Hollande ka shpallur gjendjen e emergjencës shtetërore dhe ka mbyllur të gjithë kufijtë shtetërore.
Një dëshmitarë ka thënë për radion franceze se një person i armatosur ka hyrë në sallën e koncertit duke thirrur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh) dhe më pas ka qëlluar më armë.
ORA 23:54 Hollande: Do mbyllim kufirin
Presidenti, Francoise Hollande ka shpallur gjendjen e emergjencës shtetërore dhe ka mbyllur të gjithë kufijtë shtetërore. Duke e cilësuar këtë moment si shumë delikat, Hollande i kërkoi Francës të tregohet e fortë. Ai e mbylli deklaratën e shkurtër duke thënë: Rroftë Franca! Rroftë Republika!
“Ka dhjetëra e dhjetëra të vdekur, dhe shumë të plagosur. Kemi shpallur gjendje e emergjencës në të gjithë territorin, si hap të parë. Hapi i dytë është mbyllja e kufijve, për t’u siguruar që një gjë e tillë të mos ndodhë më dhe që terroristët të mos kenë mundësi të largohen”, tha Hollande.
ORA 23:46 Obama: Ajo që po ndodh në Francë kërcënim për të gjithë
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka dalë në një deklaratë për mediet ku deklaroi se SHBA do të bëjë gjithçka për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të ndodhur në Francë. Obama theksoi se ajo që po ndodh në Paris është një kërcënim për të gjithë botën.
“Qeveria amerikane ka vendosur të ndihmojë Francën. Francezët kanë qëndruar krah popullit amerikan në luftën ndaj terrorizmit dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Ajo që po ndodh në Francë është një kërcënim për të gjithë ne. Është një moment tragjedie. Do të bëjmë gjithçka që duhet për të punuar me popullin francez dhe me të gjithë botën për të çuar para drejtësisë këta terroristë. Besoj në vijim do të mësojmë më shumë se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës për këtë. Në këto momente ka ende rrezik”, tha Obama.
ORA 23:36 Presidenti francez takim në bunkerin e sigurisë
Presidenti France, Francois Hollande po zhvillon një takim me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm po zhvillojnë një takim në atë që quhet bunkeri i sigurisë.
Ndërkohë, Reuters raporton se zyrtarët amerikane thonë se sulmet kanë qenë të koordinuara bazuar nga të dhëna të mëparshme.
Ndërkohë autoritetet e Bashkisë së Parisit u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre.
ORA 23:31 Policia konfirmon 40 të vdekur
Autoritetet policore kane konfirmuar te pakten 40 persona te vdekur. Nderkohe gjithashtu raportohet se kemi te bejme nje sulm te koordinuar terrorist, ku gjate sulmit ne restorant jane degjuar dhe thirrje xhinadiste.
ORA 23:23 MPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave
Ministria e Jashtme shqiptare konfirmon se deri tani nuk ka shqiptarë të identifikuar mes viktimave të sulmeve terroriste në Paris.
ORA 23:20 Stadiumi, tifozët hyjnë në fushë
Tifozët që po ndiqnin ndeshjen dhe lojtarët janë bllokuar në stadium për shkak të frikës së ndonjë sulmi të mundshëm. Pamjet që transmetojnë mediet franceze tregohen tifozët e frikësuar në fushë.
ORA 23:06 Konfirmohen 26 të vdekur
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vrarë gjatë të shtënave dhe një shpërthimi në Paris. Lajmi konfirmohet nga dy zyrtarë të policisë. Kjo ngjarje cilësohet si një nga ngjarjet më vdekjeprurëse në Francë në dekada. Një nga zyrtarët thotë se 11 persona janë vrarë në një restorant, ndërsa 15 të tjerë në një teatër, ku po ndodh dhe një pengmarrje.
ORA 22:45 Të paktën 18 të vrarë
18 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në qendër të Parisit pas një sulmi me kallashnikov.
Të shtënat dhe ulërimat janë dëgjuar Brenda një restoranti, pranë të cilit ndodhet revista “Charli Hebdo”.
Zyrtarët francezë thonë se ka pasur dhe një shpërthim pranë stadiumit “Stade de France”, ku po luhet ndeshja Francë-Gjermani. Por, nuk dihet nëse këto dy akte kanë lidhje.
Gjithashtu ka raporte të pakonfirmuara se agresori pranë stadiumit ka kryer shpërthim vetëvrarës.
Presidenti francez, Francois Hollande i cili ndodhej në stadium për të ndjekur ndeshjes, është evakuuar.
Gjithashtu në një tjetër vend, në një koncert në Bataclan, po ndodh një pengmarrje.