Aksident me pasojë vdekjen në Lushnje. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të fshatit Konjat, të Lushnjes.
Sipas të dhënave të para të policisë, drejtuesi i mjetit tip Volvo me targa AA337FV ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me murin anësor. Për pasojë një person ka mbetur I vdekur dhe dy të tjerë është janë plagosur.
Policia sqaron se viktima është shtetasi Admir Bebej 27-vjec, ndërsa të plagosurit janë Lenci Saro 30 vjeç dhe Nerti Lila, 30 vjeç. Nuk dihet nëse viktima është edhe drejtuesi i mjetit.
Mësohet se dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e Lushnjes ku po marrin ndihmën e nevojshme.
Policia ndërkaq po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.