Home Shendetesi Celuliti: 8 menyrat per ta parandaluar

Celuliti: 8 menyrat per ta parandaluar

812
0

celuliti1. Kuptojeni atë
Nëse mamaja juaj ka celulit, gjasat janë të mëdha ta keni edhe ju, pasi trashëgohet. Lëkura e ngjeshur dhe me gunga krijohet nga shtyrja e yndyrave në të kundërt të indit lidhor vertikal i cili rrethon qelizat dhjamore, në kofshët tona për shembull. Kjo krijon një fryrje të qelizave, duke shkaktuar gropëzime në lëkurë. Por edhe në qoftë se e keni gjenetik, ka shumë mënyra për ta minimizuar pamjen e tij.

2. Ushqimi
Një dietë e shëndetshme luan një rol të rëndësishmë në mbajtjen e celulitit të fshehur. Hani shumë ushqime të pasura me fibra dhe ushqime që përmbajnë krunde, si krunde tërëshëre dhe drithëra, pasi ato ndihmojnë në largimin e mbeturinave dhe toksinave në traktin e zorrëve, si dhe fruta e perime.
Gjithashtu, duhet të pini shumë ujë. Nëse sa vjen dhe e zmadhoni sasinë e ujit që merrni, trupi juaj do të fillojë të largojë yndyrat e tepërta. Uji gjithashtu, do të ndihmojë në forcimin e kolagjenit në lëkurën tuaj, duke ndikuar që të mos duken gropëzimet e lëkurës.

3. Aktiviet fizik i rregullt
Përderisa celuliti nënkupton “yndyrnë”, humbja e peshës do të ndikojë dhe tek ai. Ja përse është e rëndësishme të përfshiheni në veprimtari fizike si, ecja, vrapi, noti, yoga, etj, disa herë në javë.

4. Masazhoni zonat me celulit
Ky masazhues ka shumë dhëmbë të cilat ju ndihmojnë të masazhoni zonat me celulit. Stimulon qarkullimin e gjakut dhe bën një shpërndarje të mirë të lëngjeve deri poshtë lëkurës suaj, duke reduktuar gjithnjë e më shumë apaprencën e këtyre zonave.

5. Përdorni një eksfoliues
Nëse masazhet nuk ju pëlqejnë, kërkoni një skrab me kafeinë për pastrimin e lëkurës suaj dhe kushtojini vëmendje të ve të veçantë zonave tuaja më shqetësuese.

6. Përdorni një serum celulit
Trajtojeni celulitin me një serum. Kur përdoret çdo ditë, formula e tij e përqëndruar ndihmon në reduktimin e gropëzave dhe efektet e para duken pas dhjetë ditësh.

7. Vishni streçe stërvitjesh (slimming workout gear)
Edhe nëse nuk keni veshur rroba banjoje, përsëri ka disa materiale veshjesh (sidomos ato elastike) që e nxjerrin më shumë në pah celulitin. Streçe të tilla, jo vetëm që japin efektin e menjëhershëm të hollimit, por përmbajnë dhe elementë si retinoli, vitamina E dhe kafeina të cilat ndihmojnë në forcimin dhe hidratimin e lëkurës duke i ndihmuar këmbët tuaja të duken më pak të gungëzuara pasi i keni veshur.

8. Përdorni një vetëtonifikues
Përderisa nuk ka asnjë kurë për celulitin, përdorni një xhel trajtues i cili duket se i jep lëkurës në tërësi një pamje më të shëndetshme dhe më me shkëlqim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here