Home ShowBiz Neda: Përgjigjet e mia ndaj akuzave të ish-banorëve e Big-Brother

Neda: Përgjigjet e mia ndaj akuzave të ish-banorëve e Big-Brother

807
0

Përballja me realitetin është padyshim një sfidë më vete, po aq sa është sfidë dhe përballja me personat e tjerë. “Big Brother” i këtij viti u fitua nga Ermela, por kjo nuk do të thotë se personazhi më i spikatur është ajo që mori vendin e parë. Dikush tjetër ka hapur polemika, diskutime, debate, armiq por dhe fansa pa fund. Bëhet fjalë për Nedën, e cila jo vetëm me prezencën e saj, por dhe duke mos qenë e pranishme ishte në qendër të çdo bisede, si brenda dhe jashtë shtëpisë. Të gjithë banorët që dolën para saj nga shtëpia e kthyen në një tabelë qitjeje, për ta sulmuar për gjëra të cilat jo vetëm që nuk lidheshin me lojën, por ishin krejtësisht personale. Shtypi rozë, por jo vetëm, hapte debate dhe forume ku Neda ishte në qendër të vëmendjes. Kjo u bë aq e zakonshme sa çdo banorë që merrej në intervistë nuk pyetej për eksperiencën që kaloi në shtëpi, por vetëm çfarë mendonte për Nedën. Dhe siç ndodh zakonisht, nuk do të vononte dhe kundërpërgjigja. Neda tashmë ua thotë në sy ashtu siç do të ndodh dhe në spektaklin e post “Big Brother”, gjithë atyre që ju vetëm shpifën ndaj saj, por dhe e kthyen atë në lajtmotiv të çdo bisede. Alma, Algen, Emilio, Klodjana, Toros dhe Ermela marrin sot reagimin e atyre që vetë kanë thënë ndaj Nedës. Vajza 20-vjeçare e cila tashmë jeton historinë e dashurisë me Ogrenin, tregohet e kujdesshme për sa i përket përzgjedhjes së banorëve për t’iu kundër përgjigjur. Ajo nuk do të sulmoj e para, edhe ndaj atyre që deri diku janë treguar jo korrekt me të, por ama nuk nguron të kthej reston banorëve që morën famë prej emrit të saj. Një rrëfim për “Tirana Observer”, Neda sot vjen pa doreza. Ajo flet në mënyrë nominale për ata që figurën e saj nuk e respektuan, dhe aq më tepër, shumë prej tyre i dhanë dhe “goditje poshtë brezit”. Por, Neda nuk harron të përmend dhe atë që ajo mori si “pasuri” nga ky “Big Brother”. Pikërisht lidhjen me Ogrenin. Ata tashmë jetojnë një histori dashurie të vërtet, e cila ka sfida të tjera që nuk lidhet absolutisht me individë që u ra rasti të takoheshin në BB. Shumë e paraqitën Nedën si kundërshtare me këdo në BB, por në të vërtet ata që janë kundër saj janë fare pak, madje janë po aq sa ka gjithsecili prej tyre.
Tashmë u bën dy javë që ju keni mbyllur aventurën në “Big Brother”, nga ato që ndodhën në shtëpi dhe nga ato që keni parë nga jashtë nga ndonjë ndryshim?Mesa duket BB ka mbaruar vetëm për mua, sepse për disa banorë të tjerë vazhdon akoma. Ashtu siç ndodhte dhe në shtëpinë e BB, banorët kuptuan shumë mirë që duhet të sulmosh Nedën për të rënë e sy e për të fituar pak vëmendje. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe pas asaj aventure. Lexoj rëndom nëpër gazeta të njëjtët emra e të njëjtat parulla e më vjen për të qeshur. Kane kuptuar që e vetmja mënyrë për të fituar disa rreshta në një gazetë është të shprehesh keq e të sulmosh Nedën. Taktika e famshme e “vjedhjes së protagonizmit“. Nuk prisja gjë tjetër duke njohur karakterin e të gjithë atyre, që vuajnë aq keq sensin e inferioritetit e dështimit në çdo hap të jetës. Ashtu si të gjithë banorët e tjerë, krijuat miqësi por dhe armiqësi brenda në shtëpi, mund të na thoni diçka për marrëdhëniet që ke me banorët e BB4?Banorët e BB4 (disa prej tyre) këtë eksperiencë e kanë kthyer në motiv jete. Jetojnë e flenë me ëndrrën BB sepse është normale kur ke një jetë të dështuar nga çdo aspekt mundohesh të kapësh pas çdo gjëje për ti treguar të tjerëve dhe sidomos vetes që vlen sadopak si njeri. Me njerëz të tillë skam pasur kurrë të bëj dhe nuk do lejoj kurrë të jenë pjesë e jetës sime. Unë jam 20 vjeçe dhe kam çdo kartë në rregull për të pasur sukses dhe arritje në jetën time. Për sa i përket miqësive, të njëjtët njerëz që më qëndruan vërtetë afër brenda në shtëpi, vazhdojnë ta bëjnë dhe sot që jemi jashtë.Një pjesë e mirë  e banorëve nuk u mjaftuan me lojën që bën gjatë qëndrimit në shtëpi por dhe jashtë kanë qenë aktivë për folur kundër jush. Nga se ka ardhur gjithë kjo vëmendje ndaj Nedës?U shpreha dhe më lart. Ata pasi dolën nga shtëpia e BB kuptuan që unë isha personazhi më i diskutuar në sajë të një spikatje të caktuar. Njerëz të tillë janë të etur për famë dhe do bënin gjithçka në jetë për ta arritur. Patjetër që BB nuk u mjaftoi sepse nuk patën sukses. Ata duhet të dinin që tek ky format mbizotërojnë më të mirët, të tjerët harrohen shpejt dhe kjo për to është më e keqe se vdekja. Unë i kam njohur të gjithë, kam jetuar me ata dhe i kam njohur shumë mirë. Duke dalë nëpër gazeta e duke shpifur për mua mundohen të zgjasin sa më shumë famën, por kur i lexon kuptohet qarte niveli dhe kategoria e njerëzve që janë. Ashtu siç qesh unë, ashtu po qeshin dhe njerëzit prej tyre.Shumë banorë BBA4 kanë shprehur opinione jo fort dashamirëse kundër jush, mund të jepni dhe ju një mendim për ta, po e nisim nga Alma?Alma, shumë e papjekur. Hyri në shtëpi për qëllime shpirtërore ashtu sikurse u shpreh në fillim, e rezultoi njeriu më i etur aty brenda. Unë nuk jam shprehur në asnjë intervistë për të siç nuk e bëja dhe në shtëpi, mirëpo nga ana tjetër ajo nuk le shans pa i ikur për të folur për mua. Një këshillë kam për të; të mos harroje “konfuzionet“ e jetës së saj, se për moshën që ka dinë të kthehen të vështira dhe të rënda, se për të miat kujdesem vetë.Po për Torosin keni diçka për të thënë?Torosi tipiku njeriut të dështuar, servil dhe dembel. Çfarë mund të them unë për një njeri që mund të ishte babai im për nga mosha, i cili ska arritur asgjë në këtë jetë? Nuk ka një familje, nuk ka punuar kurrë. Jeton me ëndrrat qesharake që një dite Armenia do pushtojë Shqipërinë. Torosi është në kërkim të dëshpëruar për famën e nëse dikush mundohet t’ia eklipsojë sadopak është në gjendje dhe të bëjë pisllëqet nga më të ulëtat. Matrapazi tipik frikacak i ditëve të sotme, qe vjen e më qeras dhe me shampanjë nëpër pube me shprehjen “respekte plako “. Jo Toros, respekt ki për prindërit e moshuar dhe hiq dorë nga të qenit parazit!…për Algenin?Algeni është mësuar në jetën e tij me femra si Klodi. Të lehta, pa mendje që u binden batutave të tij ordinere. Algeni është njeri i frikësuar nga femrat me karakter, ndjen një inferioritet shumë të madh prej tyre. Është shumë mendjengushtë dhe njeri me probleme në jetë. Të gjithë banorët e shtëpisë janë tallur dy muaj rresht me të e ai sot vazhdon ti ketë miq. Nuk të bën origjina trim, të bën karakteri, të cilin Algeni fatkeqësisht e ka akoma në formim e sipër. Miku i Torosit, tenxherja gjeti kapakun. Jam e lumtur për të dy, të trashëgohen!…për Klodjanën?Për Klodjanën më vjen keq për problemet që i lindën pas BB. Për përjashtimin nga shkolla dhe problemet me familjen. Në vend që të shpifte nëpër gazeta për mua, të tregohej e zonja të zgjidhte problemet e saj. Klodjana më detyrohet një kërkesë për falje shumë të madhe, sepse tregoi mendjelehtësinë, karakterin e dobët dhe papjekurinë që ka me gjerat që ka bërë e ka thënë. Ka baltosur një pjesë të rëndësishme të karakterit të një femre. Gjëra shumë të pavërteta dhe mund ti vërtetoj me faktin që ajo ishte një nga vajzat që me mua shkëmbente rrobat, ushqehej në pjatën time e shtrihej në shtratin tim. Kurrë nuk i bëri këto me banorë të tjerë që realisht kishin probleme me higjienën. Shpresoj ti ketë kuptuar gabimet sa është ende në kohë. …për Emilion?Djalë i mirë , por si 15 si 30 vjeç është po njësoj. Qeni i Algenit që sillet si të urdhërojë ai, se përndryshe rrihet me shkop. Emilio, mëso të ecësh me këmbët e tua, nesër do të duhet të krijosh familjen tënde dhe nuk do kesh Algenin të të mbajë prej krahu se ai nuk mban dot as veten. Mbaj qëndrimin tënd, se je mashkull i rritur. Periudha e historive të gjimnazit që më tregoje, ka mbaruar. Falëndero Perëndinë që shpëtove më në fund nga veset dhe mos fito të tjera, sepse pastaj është shume e vështirë të dalësh….dhe në fund për atë që mori trofeun, Ermelën?Më bëhet qejfi që më paratë që fitoi do mund të zgjidhë disa probleme familjare të jashtëzakonshme që mora vesh se kishte. Unë Ermelës do i uroja vetëm fat në dashuri, fat në rrugën për të kërkuar disa vlera që nuk diti ti mësojë gjate jetës, i uroj fat në përballimin e një shoqërie që në thelb ka moralin. Shoqëri që nuk dënon kurrë dashurinë, por pikërisht imoralitetin. Për gjithçka tjetër ajo gjen gjithmonë mënyrat për ti arritur, ashtu sikurse e tregoi dhe në shtëpinë e BB. Sigurisht dhe shërim të shpejtë!Për të lënë pas krahëve “Big Brother”-in, si po shkon marrëdhënia me Ogrenin?Me Ogrenin shkon çdo gjë për mrekulli. Pak e vështirë të përshtatemi me oraret sepse ne u njohëm dhe jetuam në një kontekst ku bashkëjetonim 24 ore ne 24. Mbështetje shumë të madhe kemi dhe nga njerëzit që na kanë mbështetur e vlerësuar gjatë gjithë kësaj kohe, të cilët nuk hezitojnë të na telefonojnë e përshëndesin. Gjej vërtetë rastin ti falënderoj me sinqeritetin më të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here