Home Politike Berisha: Rama po risjell hijen e rrugës së vjetër

Berisha: Rama po risjell hijen e rrugës së vjetër

668
0

Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 8 majit Kryeministri Sali Berisha është ndalur në qytetin e Korçës ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Andrea Mano.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e opozitës Edi Rama duke theksuar se ai ka risjell në skenën politike shqiptare hijen e vjetër të rrugës së vetme të tij.

“Ai kërkon t`ju bind ju se rruga e tij e vetme e cila rruga e vetmisë qënka rruga juaj më e mirë. Po ne i themi se çdo qytetar ka rrugën e vet dhe s`ka nevoj për rrugën tënde, dhe mos tento që t`i marrësh rrugën tjetrit sepse ai zgjedh rrugën që do” theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha nga Korça i bëri thirrje opozitës që të votojë ligjin për amnistinë fiskale si mjaft të rëndësishëm për biznesin.

“I bëj thirrje opozitës të votojë ligjin për amnistinë fiskale se biznesi është gjeneratori kryesor i punësimit dhe i së ardhmes së qytetarëve” theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të mbështesë çdo projekt që do të hartohet për ta shndërruar Korçën në një qytet europian.

“Jam sot këtu për t`u dhënë ju fjalën se 4 vitet që vijnë Korça do të njoh transformimet më të mëdha. Korça turistike, Korça universitare, Korça e biznesit do të jetë objektivi ynë” theksoi Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se fushata elektorale është një betejë për rrugë më të mirë, për punësim më të madh dhe për një mirëqënie më të mirë.

“Kjo është beteja në të cilën ju së bashku me qeveritarët tuaj do të hartoni qindra e mijëra projekte që do ta bëjmë Shqipërinë dhe Korçën, vendin më të zhvilluar në 2017” theksoi Berisha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here