Home Aktualitet Deshmia e Bajramit: Avionin e priste edhe nje grup tjeter

Deshmia e Bajramit: Avionin e priste edhe nje grup tjeter

674
0

SAIMIR-BAJRAMIZbulohen dritëhijet e dëshmisë së Sajmir Bajramit, personit që u arrestua në Divjakë së bashku me pilotin italian Giorgio Riformato. Në dëshminë e parë të dhënë para hetuesve, Bajrami tregon se pranë avjonit të rrëzuar teksa po largohej ka parë dy persona me “Volsvagen Passat” të cilën ndodheshin pranë avjonit, që largoheshin edhe ata. Këta dy persona mbetet mister dhe prania e tyre në Divjakë lind dyshime të forta se piloti Riformarto ishte kontaktuar për trafikun e drogës me avion nga dy grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Ky mister shtohet akoma dhe më tepër kur vetë Bajrami ka treguar se kishte blerë 207 kg drogë për ta trafikuar në Itali, ndërkohë që në Divjakë policia sekuestroi 470 kilogramë. Në dëshminë e tij, mister mbetet dhe burimi i shumës financiare prej 83 mijë euro, ku 56 i ka paguar për blerjen e drogës dhe 27 mijë euro janë sekuestruar gjatë arrestimit të tij. Një pyetje e tillë për të kërkuar burimin e kësaj shume nuk ekziston nga prokuroria.E mistershme dhe që duhet të verifikohet nga prokuroria italiane është dhe shtetasi Giuzepe, shtetas italian që ka organizuar trafikun. Ndërkohë sipas Bajramit, dy telefonat së bashku me kartat i ka hedhur në lagunë, të cilët ende nuk janë gjetur.

Pyetje: Në këtë seancë pyetjesh ndodhet i pranishëm avokati mbrojtës

K.D.Pranoni të jepni shpjegime për të sqaruar pozitën tuaj proceduriale në këtë hetim. Çfarë keni për të deklaruar ?
Përgjigje: Po jam ndakort të jap shpjegime e mija në prani të avokatit të caktuar kryesisht z. K.D, në seancën e sotme dhe në ato në vijim.

Pyetje: Cili është profesioni juaj dhe ku e ushtroni atë?
Përgjigje: Unë jam i martuar me shtetasen E.Gj., me të cilën kam një vajzë. Që të dy së bashku jetojmë në Bolonja të Italisë, ku dhe atje jemi njohur. Unë në Itali kam punuar në fushën e ndërtimit, ku kam pasur një firmë ndërtimi, ku aktualisht e kam mbyllur aktivitetin e saj për shkak të krizës financiare që na ka zënë. Në Shqipëri unë kam një apartament në qytetin e Durrësit, pranë hekurudhës, në katin e 9-të të një pallati 11-të katësh. Nga Italia kam ardhur përpara tre javësh së bashku me gruan dhe vajzën, ku jemi duke qëndruar tek shtëpia jonë në adresën e mësipërme.

Gjatë kësaj kohe unë kam shkuar në Itali në Bolonja dhe atje kam qëndruar për disa ditë. Gjatë qëndrimit në Itali, për shkakë të krizës, në biseda që kam bërë me shtetasin Giusepe, mbiemrin e të cilit nuk e kujtoj, kemi biseduar të dy, që të merreshim me trafikim të lëndës narkotike nga Shqipërija për në Itali, ku aty Giuzepe morri përsipër që të siguronte shitjen e saj. Ndërsa unë mora përsipër që të bëja sigurimin e lëndës narkotike, cannabis sativa, transportin e së cilës do ta bëja nëpërmjet një piloti, me të cilin do t’më ndërmjetësonte Giuzepe. Kjo bisedë ndërmjet nesh është bërë diku rreth datës 21.04.2014, ku present kemi qënë vetëm ne të dy. Giuzepe më tregoi se piloti që do të bënte transportin e lëndës narkotike ishte shoku i tij dhe më tregoi se quhej Eli, dhe ishte nga Milano.

Pas kësaj bisede, Giuzepe më tha se kishte biseduar me pilotin e quajtur Eli, dhe se ai ishte gati në dispozicionin tim. Giuzepe më tha se piloti për transportin kërkonte 400 euro për kilogram. Pasi ramë dakort dhe unë pranova kushtet e vendosura nga ana e të treve ne si persona, jam kthyer në Shqipëri më datën 07.05.2014, ditën e mërkurë, me linjën Bolonja-Lubian-Rinas, ku në Tiranë kam mbërritur rreth orës 17:30-18:00. Me të mbërritur në Rinas, kam marrë një taksi dhe kam shkuar tek banesa ime në Durrës dhe pasi kam pushuar 2-3 orë kam shkuar në Tiranë. Nga ana e Giuzepes më ishte treguar se me pilotin e quajtur Eli, unë do të takohesha në Tiranë, ku ai do të vinte më datën 08.05.2014 dhe do të akomodohej tek hoteli “Capital” që ndodhet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Kam shkuar tek hoteli më datën 08.05.2014 në orën 18:00, ku jam interesuar tek recepsioni, se ku ndodhej italiani që kishte ardhur aty atë datë. Atje mu tregua se ai ndodhej i regjistruar tek dhoma 106, ku bëri dhe njoftimin e tij, duke i treguar se atë e prisnin poshtë tek holli. Pas rreth 10 minutash pashë se aty erdhi italiani, me të cilin unë ishte hera e parë që shihesha. Ju prezantova se isha miku i Giuzepes, ku edhe prej tij m’u konfirmua fakti se edhe ai ishte miku i tij. Që të dy kemi komunikuar lirshëm me njëri-tjetrin, ku unë e kam ftuar për darkë dhe të dy kemi darkuar tek lokali “Arditi”, ku të dy kemi dalë me makinën time. Gjatë darkës kemi biseduar se ku do të vendosnim të bënim ngarkesën e drogës në avion, gjë për të cilën lamë se të dy do të dilnim ditën e nesërme me makinën time, ku do të shikonim se ku ishte vëndi më i përshtatshëm.

Të nesërmen më datën 09.05.2014 rreth orës 11:00 kam shkuar përsëri tek hoteli ku ndodhej piloti dhe aty së bashku me të kemi biseduar se ku do të gjenim vendin e përshtatshëm për ngarkesën, sipas televizorit dëgjova se vend i përshtatshëm për këto punë ishte Divjaka. Prej tij mësova se nga GBS (xhibiesi) kishte mësuar se në fushën e Gjadrit ai nuk mund të ulej, sepse në pistë ishin vendosur betona dhe më tregoi se e vetmja mundësi ishte që të ulej në zonën e Divjakës. Gjithashtu për në zonën e Gjadrit unë kisha parë se atje nuk mund të bëhej ngarkesa, sepse ishin vendosur betona, si dhe për faktin që po ziheshin politikanët ndërmjet tyre në parlament. Më kërkoi që të dy të shkonim dhe të shikonim vendin konkretisht.

Jemi nisur të dy nga Tirana, me makinën fuoristradë që më është kapur, makinë të cilën unë ja mora kushëririt tim Lulzim Hoxha nga Fushë Kruja, për ta mbajtur për 2-3 ditë. Së bashku me pilotin kam ardhur në Divjakë, ku kemi parë vendin ku do të ulej dhe bënte ngarkesën. Pasi e pa vendin, më tha se ishte vend i përshtatshëm, për uljen e avionit, pikërisht vendi ku ai u ul sot dhe pësoi difekt gjatë uljes. Më pas që të dy jemi kthyer në Tiranë, ku unë kam lënë Elin tek hoteli, ndërsa vet kam udhëtuar për në Rrëshen, ku aty kam marrë gruan dhe vajzën dhe i kam çuar në Durrës.

Dua të sqaroj se gjatë dy ditëve që unë kam qënë në Shqipëri, kam shkuar në Fushë Krujë dhe atje jam takuar me një shokun tim të quajtur Agron, të cilin e njoh prej vitesh, të cilit i kam kërkuar që ai t’më siguronte një sasi prej 207-208 kg kanabis sativa, për të cilën i kërkova që pasi ta siguronte do t’i jepja lekët. Pazari për blerjen e lëndës narkotike e kam bërë së bashku me të, ku për 1 kg kam paguar 300 euro, ku e gjithë sasia më ka kushtuar 50 e ca mijë euro. Lëndën narkotike kam shkuar dhe e kam marrë sot më datën 10.05.2014, rreth orës 10:30-11:00, ku Agroni më priste tek lokali në hyrje të Fushë Krujës, ku aty do t’më sillte makinën fuoristrad që unë i kish dhënë. Kam shkuar sot tek vendi i caktuar, ku aty jam takuar me Agronin, prej të cilit kam marrë makinën e ngarkuar me lëndë narkotike.

Më pas i kam dhënë 56.000 euro dhe me makinën kam udhëtuar për në drejtim të vendit që kisha lënë me pilotin në Divjakë. Kur kam mbërritur në Divjakë pashë se afër meje, në të njëjtin pozicion që kishim lënë me pilotin, pranë meje ndodhej edhe një makinë tjetër e tipit “Volsvagen Passat” me ngjyrë gri, në të cilin ndodheshin dy persona. Menjëherë kuptova se edhe ata kishin bërë marrëveshje me pilotin, sikurse edhe unë, dhe ishin në pritje të arrdhjes së avionit. Unë pasi u pozicionova, kam dërguar një sms pilotit, të cilit i shkruajta se ndodhesha në Divjakë tek zona që kishim përcaktuar.

Ndërsa nga ana e tij më është dërguar sms-ja me përmbajtie “për pak nisem”. Dua të sqaroj se ora kur unë kam bërë sms-n ka qënë diku rreth 12:30 dhe ishte pikërisht koha kur piloti do të nisej nga Rinasi. Komunikimi ndërmjet nesh është bërë me karta Wind italiane, ku numrat e tyre nuk i kujtoj, sepse ato i kam pasur të rregjistruara në telefon. Në momentin që ka ardhur avioni, nga drejtimi i Durrësit, ai ka vazhduar fluturimin, duke bërë një rrethrotullim dhe më pas përsëri ka dalë nga po nga i njëjti drejtim nga erdhi, ku ndërkohë pashë se ai ishte duke bërë uljen. Kam ndjekur me shikim uljen e tij, ku fillimisht kanë prekur rërën rrotat e pasme e më tej edhe rrotat e parme, duke vazhduar ecjen për gati 30-40m, ku gjatë kësaj kohe pashë se avioni pësoi një goditje tek njëra nga rrotat e tij, që prekën një vend më të ngritur, ku si rezultat lëvizja e tij të krijonte përshtypjen sikur po ngulej me turi dhe kishte dalë nga kontrolli i pilotit.

Për afro një minutë kam qëndruar në pritje se mos kishte pësuar ndonjë gjë piloti, por kur pashë se ai doli nga gabina e avionit dhe u grit në këmbë, mësova se a nuk kishte pësuar gjë fizikisht, gjë për të cilën unë u largova me shpejtësi me makinën time, sepse kisha frikë se mos aty vinin persona të tjerë. Dua të sqaroj se unë u largova me makinë, sepse avioni nuk mund të ngarkohej, sepse ishte prishur. Gjatë largimit tim pashë se të njëjtën gjë bëri edhe makina tjetër “Volsvagen Passat” me dy personat e tjerë. Gjatë largimit, në momentin që unë kisha hyrë në rrugën e asfaltuar konstatova se makina më pësoi difekt, më dogji freksionin dhe nuk ndante marshe. Ndalova dhe zbrita nga makina, ku kërkova ndihmë tek një makinë që po kalonte në ato momente.

Kam hypur në makinën e tyre dhe kam shkuar në qytetin e Divjakës, ku aty kam kontaktuar me një shofer karrotreci, me të cilin kam shkuar tek mjeti im me difekt, për ta çuar dhe riparuar atë. Gjatë momentit që kishim mbërritur tek makina ime dhe po bënim marrjen e saj me karotrec, aty ka ardhur policia, ku unë u largova nëpër pyll duke braktisur mjetin tim. Kam përshkruar një rrugë prej 3-4 kilometrash nëpër pyll, ku gjatë kësaj kohe kam flakur edhe telefonin tim celular “Nokia” në të cilin kisha të vendosur kartën SIM Wind italiane, të cilën e kisha blerë një javë më parë se të vija nga Italia, numrin e së cilës nuk e kujtoj, por që di se ajo është e pa regjistruar.

Dua të sqaroj se në Lagunë unë kam flakur edhe një kartë Vodafoni numrin e së cilës nuk e kujtoj, por di se atë e kam blerë në Durrës dhe ishte e hapur. Këtë kartë Vodafoni unë e kam blerë më datën 08.05.2014 tek vendi i dollarit në Durrës, dhe atë e kam përdorur tek telefoni tjetër “Nokia” që kisha me vete. Pra, nga ana ime gjatë largimit nëpër Lagunë unë kam flakur dy aparatet celularë Nokia me kartë Wind italiane dhe atë vme Vodafon, ndërsa në një çantë dore unë brenda saj kam pasur 27500 euro, të cilat mi ka sekuestruar policia në momentin që më kapën. Në lidhje me momentin e kapjes dua të sqaroj se unë jam afruar tek një polic, të cilit i kërkova t’më ndihmonte që t’më çonte deri në Divjakë, ku ai më pyeti se kush isha dhe ku do të shkoja, ku unë i tregova të vërtetën mbi ngjarjen që më kishte ndodhur.

Pyetje: Kush është Agroni, personi që ju siguroi lëndën narkotike, si u lidhët më të gjatë kohës që erdhët në Shqipëri, a keni komunikuar në ndonjë rast në telefon me të, nëse po cilat janë bisedat dhe numri tij i telefonit?
Përgjigje: Siç e shpjegova edhe më sipër Agroni është një i njohuri im, me të cilin njihem qysh përpara 3-4 vitesh. Me të jam njohur në Fushë Krujë, ku edhe ai banon. Nuk kujtoj në këto momente mbiemrin e tij dhe nuk i di ndonjë numër telefoni. Me Agronin jam takuar në Fushë Krujë tek lokali “Dardania” në hyrje të qytetit, të cilin ai e frekuenton shpesh.

Pyetje: Kujt i përket automjeti Mistubishi me targa AA 794 HU në të cilën u gjend dhe sekuestruar lënda narkotike. Sa kohë keni që e përdorni këtë automjet?
Përgjigje: Automjeti Mistubishi me targa AA 794 HU i përket shtetasit Julian Riza Hoxha nga Fushë Kruja, të cilin unë e kam kushëri, ku babai im, babain e Julianit e ka djalin e dajës. Këtë automjet unë e kam kërkuar dhe e kam marrë në përdorim ditën e djeshme, më datën 09.05.2014, rreth orës 10:00.

Pyetje: A keni dijeni për rrugë transporti lënde narkotike të kryera në Shqipëri nga ana e pilotit Eli ?
Përgjigje: Jo nuk kam dijeni për ndonjë rrugë tjetër të mëparshme të kryera nga ana e këtij piloti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here