Home Aktualitet Mat, makina rrëzohet nga ura, një i vdekur

Mat, makina rrëzohet nga ura, një i vdekur

551
0

Një person humb jetën si pasojë e rrëzimit të automjetit me të cilin ai udhëtonte në thellësinë e lumit Mat. 33-vjeçari Albert Guzha ka mbetur i vdekur ndërsa automjeti tip BMV me të cilën ai udhëtonte ka devijuar nga rruga për të përfunduar në lumë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13.30 në vendin e quajtur “Ura e Shul Batrës” në aksin rrugor Bulqizë-Burrel. Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se viktima, udhëtonte së bashku me persona të tjerë në automjet, ndërsa sipas policisë ai udhëtonte i vetëm.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Guzha është nxjerrë nga thellësia e lumit ndërsa po punohet për rekuperimin e automjetit, për kryerjen e ekspertizës së mjetit, ekspertizë e cila do të zbulonte edhe shkaqet e aksidentit të rëndë.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se shpejtësia tej normave të lejuara është bërë shkak i humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit, për të përfunduar më pas në lum, çka rezultoi fatale për drejtuesin e automjetit Albert Guzha. Ai jetonte dhe punonte në Itali ndërsa kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here