Van Gaal trajneri i Bajern Mynihut ka sfiduar Maradonën duke i kërkuar këtij të fundit t’i lëri drejtimin e Argjentinës për 4 vitet e adhshme.
Aloysius Paulus Maria van Gaal i njohur si Luis van Gaal, trajner i klasit botëror, cili drejton një nga ekipet më të mira ne botë Bayern Munchen, ka thyer heshtjen dhe ka hyrë në mes të Federatës Argjentinase të Futbollit dhe Maradonës duke i propozuar këtij të fundit ti lëri stolin e Argjentinës. Ai ka shprehur hapur dëshirën për të marrë drejtimin e Argjentinës nëse Federate nuk do të arrijë akordin me Maradonën për 4 vitet e ardhshme.
Kjo nuk është se është pritur keq edhe nga argjentinasit të cilët nuk kanë nguruar për të mbështetur këtë dëshirë të Van Gaal.
Aktualisht Van Gaal është në drejtimin e Bajern Mynihut, ndërsa kontrata i mbaron në fund të këtij viti. Por kjo nuk përbën problem, pasi gjithcka mund të rishikohet. Të mërkurën e kësaj jave federata do të vendsë nësë do të vazhdojë Maradona edhe për 4 vitet e ardhshme. Nësë jo, atëherë mund të jetë Van Gaal tekniku i cili do të udhëheqë Argjentinën drejt Kupës së botës Brazil 2014