Home Aktualitet Protesta për vrasjen e 16 vjecarit, banorët akuza policisë

Protesta për vrasjen e 16 vjecarit, banorët akuza policisë

692
0

Banorët e Lezhës janë solidarizuar sot me familjarët e 16 vjecarit të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri më policinë, për të kërkuar autorët e vrasjes së të riut.
Përmes një proteste paqësore të nisur nga sheshi kryesor i qytetit, që vazhdoi më pas përpara ambienteve të komisariatit të policisë, rreth 600 persona kanë kërkuar vënien përpara drejtësisë të autorëve të vrasjes së 16 vjecarit A.S.

Protestuesit kanë akuzuar policinë për vrasjen e një të pafajshmi ndërsa protesta e tyre ka vazhduar edhe më tej me bllokimin për disa minuta të autostradës Lezhë-Shkodër. Ata kane deklaruar se nuk janë kundër dënimit të “kriminelëve” por janë kundër vrasjes së fëmijëve të pafajshëm.

I riu A.S u vra në fshatin Balldre të Lezhës pasditen e së shtunës, teksa udhëtonte në makinën e cila ishte vënë në ndjekje nga policia për shkak se në të ndodheshin personat e identifikuar si grabitësit e shtetasve malazezë.

Këta të fundit ju përgjigjen më zjarr thirrjeve të policisë për tu ndalur, cka detyruan efektivët ti kundërpërgjigjen zjarrit. Disa plumba kapën kokën e 16 vjecarit i cili u gjet i vdekur në makinë pak caste më vonë, kur të kërkuarit e braktisën mjetin në brendësi të fshatit Balldre.

Policia arriti të arrestojë një ditë më pas, 3 personat e dyshuar për grabitjen me armë të shtetasve malazezë, javën e kaluar në një lokal në hyrje të autostradës Lezhë-Shkodër. Njëri prej të arrestuarve është 25 vjecari Ardit Skanaj vëllai i viktimës, një futbollist i skuadrës së Besëlidhjes dhe 25 vjecari Valentin Nikollin.
Nderkohe nuk ka ende asnjë komunkim zytar nga policia e Lezhës për ngjarjen e së shtunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here