Home Mustafa Nano Mustafa Nano: Minimumi jetik 150 dollarë?

Mustafa Nano: Minimumi jetik 150 dollarë?

752
0

Në një lajm të Zërit të Amerikës lidhur me rritjen frontale e lineare të çmimeve të mallrave të shportës e të mallrave të tjera të konsumit (këto të dhëna mbi rritjen e çmimeve nuk dalin nga goja e ndonjë opozitari të eksituar, por nga zyrat e Institutit të Statistikave), thuhet mes të tjerash se “nga matje të pavarura vlerësohet jozyrtarisht se minimumi jetik në Shqipëri është rreth 100 euro, ose 150 dollarë amerikanë”. Hahet një shifër e tillë?

Le të bëjmë një llogari të shpenzimeve bazë të një personi gjatë një muaji, dhe le të ndalemi aty ku shuma arrin 150 dollarë: 1. Higjiena personale (larje, qethje, pastë rroje, dhëmbësh, larje teshash, pastrim shtëpie, etj) 20 USD/muaj; 2. Kafe 15 USD/muaj; 3. Autobuzi urban 15 USD/muaj; 4. Energji elektrike, ujë, gaz, afërsisht 50 USD; 6. Ushqimi bazë (buka, vezët, perimet, sheqeri, kripa, vaji, etj) 50 USD. Ndërkohë kemi arritur tek shifra e minimumit jetik, dmth 150 dollarë. Dhe të mendosh se llogaritë e mësipërme janë bërë dule lëvizur në kufirin e minimumit të minimumit (nuk besoj se ka njeri që mund të ushqehet me më pak se sa 50 dollarë/muaj). Sipas këtyre llogarive, robit nuk i lejohet të lexojë një gazetë, të sëmuret e të marrë ilaçe, të shohë digitalbin, të flasë në celular, të blejë ujë, të vishet e të mbathet, të hajë ndonjë frut, të hajë pak mish, të pijë cigare, etj, etj,  etj.

Duket se minimumi jetik, që ndryshe quhet pragu i varfërisë, nuk është llogaritur mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here