Home Aktualitet Bulevardi i ri i Tiranës, pronarët padi kundër Berishës e Bashës

Bulevardi i ri i Tiranës, pronarët padi kundër Berishës e Bashës

1692
0

bulevardi-ri-tiranesStarton padia e parë zyrtare ndaj bashkisë së Tiranës, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me Bulevardin e ri të kryeqytetit, një iniciativë e kreut të kësaj bashkie Lulzim Basha. Ish-pronarët ku kalon ky bulevard nuk janë dakord me çmimin e vënë nga ana bashkisë, duke dërguar në gjykatë këtë çështje për të shfuqizuar vendimin e aktit administrativ pasi preket interesi e prona private me këtë akt shpronësimi.

Myrshit Vorpsi, anëtari i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, tre ditë më parë ka dërguar në gjykatën e Shkallës së parë kallzimin ndaj vendimit të qeverisë. Kështu më 7 tetor kallzimi është regjistruar me numër çështjeje 18145 në emër të paditësit Myrshit Vorpsi në gjykatë. Të paditurit janë Bashkia Tiranë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme, ZVRPP.

Me këtë padi kërkohet shfuqizimi apo ndryshimi i aktit administrativ dhe baza ligjore është sipas nenit Neni 121-129 të kodit civil. Vorpsi kërkon anullimin e pjesshëm të VKM së qeverisë nr.152 dt 05.09.2013, “Për Shpronësimin Për Interes Publik, të Pronarëve të Pasurive të Paluajtshme, Pronë Private që Preken nga Zbatimi i Projektit “Bulevardi Verior dhe Riabilitimi il.umit të Tiranës “Faza e I” në Bashkinë e Tiranës) lidhur me masën e shpërblimit e detyrimin e të paditurve t’i paguajnë paditësit Myrshit Vorpsi vlerën nga 4.900.888 lekë sipas VKM nr.308 datë 05.09.2013 për sipërfaqen 187.5 m2 në vlerën 24.750.000 lekë sipas Rivleresimit të Pasurisë nga ZRPP Tiranë. Kjo dosje tashmë është për gjykim nga gjyqtari Asim Vokshi.

Kështu kanë nisur dhe paditë e para në gjykatë në lidhje me mënyrën e pagesës për shpronësimin të ish-pronarëve, pagesë të cilën e pranoi dhe vetë kreu i bashkisë Lulzim Basha, që tha se është bërë një gabim pasi është e vogël. Kjo padi pason protestat që shoqëruan vendimin e Bashkisë. Kanë qenë rreth 50 familjarë të zonës së Stacionit të Trenit, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i bulevardit të ri, ata të cilët nuk kanë ngurruar t’i ngrenë zërin kryebashkiakut Basha. Banorët kanë ripërsëritur pretendimin e tyre se çmimi me të cilën u është vlerësuar prona është tejet qesharak, ndaj ata kërkojnë rivlerësim. Kryebashkiaku Basha u ka thënë se ai nuk vendos çmimiet, pasi ata vendosen me ligj.

Ai tha se bashkia nuk e ndryshon dot ligjin, por bashkia ka parë se çmimet janë të paarsyeshme. “Kemi parë se me ato shtëpi nuk blini dot shtëpi tjetër. Dhe bashkia i ka thënë grupit tuaj, që jemi dakord që me ndërmjetësimin e bashkisë për çdo shtëpi të prishur të gjejmë një banesë për ata banorë. S’është e lehtë se nuk e bëjmë dot me lekë publike”, tha Basha atë kohë. Tashmë nga protesta është kaluar në padi.

 PROJEKTI/BULEVARDI I RI, ÇFARË PARASHIKOHET NGA NDËRTIMI

Zgjatimi i bulevardit dhe ndërhyrjet në rehabilitimin e shtratit të lumit të Tiranës do bëhen duke u bazuar te projekti i studios arkitekturore “Grimshaw”. Vlera e projektit pritet të arrijë në rreth 61 milionë euro, ku 54 milionë janë financuar nga qeveria shqiptare dhe Fondi i Zhvillimit të Abu Dhabit, ndërsa 7 milionë euro nga qeveria e Katarit. Vetëm punimet për zgjatimin e bulevardit, që do të kryhen nga kompania “Copri Construction Enterprises”, do të kushtojnë 26 milionë euro. Në bulevardin e ri do ndërtohet pallati i ri i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë, disa qendra biznesi. Në këtë aks do të shtrihet, dhe linja e tramit, që do lidhë terminalin e autobuzëve në Laprakë me sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa vetë bulevardi do të ketë një gjerësi prej 67 metrash, ndërsa do të zënë një vend të konsiderueshëm edhe hapsirat e gjelbërta. Zgjatimi i bulevardi do jetë i zgjerimit të Tiranës.

DETAJET PADISE NE GJYKATEN E TIRANES
Nr. i Çështjes: 18145
Dt. e regjistrimit: 07.10.2013
Paditesit: Myrshit Vorpsi
Te paditurit: Bashkia Tirane , Keshilli I Ministrave , Ministria e Brendshme , Z.V.R.P.P
Lloji i Çështjes: Padi per shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Baza Ligjore: Neni 121 – 129
Objekti: Anullimin e pjesshem te V.K.M. Q!’.152 date 05.09.2013, “Per Shpronesimin Per Interes Publik, te Pronareve te Pasurive te Paluajtshme, Prone Private qe Preken nga Zbatimi I Projektit “Bulevardi Verior dhe Riabilitimi il.umit te Tiranes “Faza e I” ne Bashkine e Tiranes) lidhur me masen e shperblimit dhe detyrimin e te paditurve ti paguajne paditesit Myrshit Vorpsi vleren nga 4.900.888 leke sipas VKM nr.308 date 05.09.2013 per siperfaqen 187.5 m2 ne vleren 24.750.000 leke sipas Rivleresimit te Pasurise nga Z.R.P.P.Tirane.
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Asim Vokshi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here