Ky vit ka nisur me shumë dashuri e romanticizëm për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin Bes Kallaku. Pas udhëtimit në Paris së bashku me të fejuarin e saj, këngëtarja thuhet se është në pritje të ëmbël.
Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata janë shumë te lumtur për këtë fakt edhe pse kanë preferuar të mos e bëjnë publik lajmin.
Me shumë dashuri, muzikë dhe humor do të pritet bebja që do të vijë në jetë nga dy prindër artistë. Gjithsesi, pavarësisht fjalëve të përhapura, mbetemi në pritje që çifti ta publikojë vetë lajmin e bukur.