Këngëtari britanik, James Blunt, e ka përshkruar këngën e tij të famshme “You’re Beautiful” si të bezdisshme dhe thotë se ajo ua ka zënë frymën njerëzve.
Hiti i Bluntit, që u lancua në vitin 2005, kishte kryesuar top-listat në mbarë botën dhe ka arritur të shitet në më shumë se tre milionë kopje vetëm në Amerikë.
“‘You’re Beautiful’ ishte një këngë që ua zuri frymën njerëzve dhe u bë shumë e bezdisshme. Njerëzit më pas më lidhnin vetëm me këtë shprehje”, ka thënë Blunt në një intervistë për revistën Hello .
Tema e kësaj kënge tregon habinë e këngëtarit kur kishte parë një ish të dashur me një burrë tjetër.
Që nga ajo kohë, Blunt, i cili ishte pjesëtar i NATO-s në Kosovë, thotë se ka shtuar fansat femra ndërsa ka humbur ata të gjinisë mashkullore.
Albumi, që përmban këtë këngë, “Back to Bedlam”, ishte më i shituri në Britaninë e Madhe dhe deri tani ka pasur shumë ripërpunime.