Home Aktualitet Spanja vlereson arritjet e Shqiperise ne luften ndaj droges

Spanja vlereson arritjet e Shqiperise ne luften ndaj droges

535
0

Jorge Fernandez DiazTIRANË – Spanja si një nga shtetet që ka prioritet luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike ka vlerësuar Shqipërinë për arritjet e bëra në luftën kundër narko-trafikimit si dhe për heqjen e emrit nga lista e vendeve të origjinës së trafikut të narkotikëve.

Vlerësimi për punën e bërë është shprehur përmes një letre që Ministri i Brendshëm spanjoll, Jorge Fernandez Diaz, i ka dërguar Ministrit Saimir Tahiri.

“Shifrat janë shumë pozitive, si për vendin tuaj ashtu edhe për Bashkimin Europian dhe jam i bindur që i përgjigjen një pune të strukturuar, serioze dhe këmbëngulëse, në një sektor kaq të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e një vendi”,-thuhet në letrën që ministri i Brendshëm i Spanjës, i ka dërguar ministrit Tahiri.

Ndërsa thekson se për Spanjën lufta kundër trafikut të drogave është një prioritet, ministri Jorge Fernandez Diaz përgëzon Ministrin Tahiri si dhe Qeverinë Shqiptare “për shifrat e jashtëzakonshme të konfiskimeve, arrestimeve dhe gjyqeve që rezultojnë me dënime, frut i operacioneve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit Shqiptar”.

Ministri spanjoll e mbyll letrën e tij duke shprehur dëshirën për t’u takuar personalisht me homologun e tij shqiptar, Saimir Tahiri bën të ditur Ministria e Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here