Mbreti i Spanjës Juan Carlos ka hequr dorë nga froni duke i hapur rrugën djalit të tij, Princit Felipe që të bëhet mbret. Kryeministri Mariano Rajoy e bëri publik tërheqjen e Mbretit sot në televizionin kombëtar.
Nuk është e qartë ende se kur do të hyjë në fuqi ndryshimi që do të lejojë 46- vjeçarin Felipe të marrë kurorën.
76 vjeçari Juan Carlos, ishte në pushtet kur vendi i tij bëri tranzicionin nga diktatura në demokraci. Ai hipi në fron në vitin 1975, vetëm dy ditë pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco.
Megjithatë popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm për shkak të skandaleve që kanë rrethuar atë dhe familjen e tij.