Home Aktualitet Fier, persona te armatosur grabisin 30 milione leke ne qendren tregtare ETC

Fier, persona te armatosur grabisin 30 milione leke ne qendren tregtare ETC

756
0

etc-fierDy persona kanë grabitur 30 milionë lekë të vjetra në qendrën tregtare ETC në Fier. Siç raporton korrespondentja e Panoramës në Fier, shefi i sigurisë dhe punonjesit e qendrës tregtare ETc, në momentin e grabitjes kanë qenë duke dalë me shumën e parave, nga qendra tregtare për në makinën e sigurisë për të çuar paratë në bankë.

Sapo kanë dalë nga ndërtesa, në parkimin e jashtëm u kanë dalë përpara tre persona me maska dhe kallashnikovë duke i detyruar që tu japin paratë.

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Fiat Punto, e cila u gjet më pas e djegur në Hoxharë.

Më datë 02.06.2014, rreth orës 15.15, në parkimin përpara supermarketit “ETC”, në lagjen Bishanak, Fier, 2 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur, shefit të sigurisë një shumë parash, të xhiros, në momentin e transportit për në bankë, duke u larguar më pas me një automjet tip Fiat Punto.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë masat duke ngritur postblloqe të shumta policie. Mjeti i autorëve është gjetur i braktisur dhe i djegur në fshatin Hoxharë.

Nga ana e policisë vazhdon puna intensivisht me krehjen e zonës për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here