Home Aktualitet Krim brenda familjes, nipi vret gjyshen dhe me pas veten

Krim brenda familjes, nipi vret gjyshen dhe me pas veten

946
0

Një ngjarje e rende eshre shenuar pak minuta me pare ne qytetin e Durresit, ku thuhet se ka ndodhur nje krim në familje.

Raportohet se nipi ka vrarë gjyshen me armë zjarri dhe më pas veten, teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Vrasja ka ndodhur në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve në lagjen nr. 7

Durrës, teksa policia raporton paraprakisht se autori eshte shtetasi Ersid Curri. Mesohet se banesa ku u gjeten trupat e pajete ishte mbyllur nga brenda.

Informacion paraprak nga Policia e Durresit:

Më datë 04.04.2017, ora 12: 15, në lagjen Nr.10, Durrës, në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasit E.C. 25 vjeç dhe gjyshja e tij, H.C 80 vjeçe.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë.

Banesa ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda. Nga hetimet paraprake dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas veten. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri, automatik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here