Home Aktualitet Del ekspertiza mjekesore, ja pse vdiq 30-vjecarja ne ashensor

Del ekspertiza mjekesore, ja pse vdiq 30-vjecarja ne ashensor

796
0

Ka qene djegia e droselit te ndricimit i cili me pas dogji pjesen e tavanit te ashensorit shkaku i zjarrit qe i mori jeten pak jave me pare shtetases 30-vjeçare Drilona Duriçi te Fresku.

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka administruar aktin e ekspertimit mjekoligjor per ekzaminimin e kufomes ku percaktohet se shkaku i vdekjes se shtetases D.D ka qene asfiksia indore (vuajtja e qelizave per oksigjen) si rezultat i mbidozimit me monoksid karboni.

Gjithashtu eshte administruar edhe akti i ekspertimit te zjarrit nga drejtoria e MZSH ku percaktohet se shkaku i renies se zjarrit ka qene djegia e droselit te ndricimit duke djegur pjesen e tavanit.

Njekohesisht kjo lidhje e shkurter ka shkaktuar nxehtesi dhe flake ne te gjithe rrjetin elektrik te linjes monofaze qe ushqen ndricimin e kabines se  ashensorit dhe elektromotorrit mbi kabine qe sherben per hapjen dhe mbylljen e portave.

Eshte krijuar dhe vatra e dyte e cila ka qene me e fuqishme  dhe me intensitet me te larte flake dhe temperature. Kjo vater me zhvillim te menjehershem, mendohet se ka demtuar hidraulikun e ashensorit duke krijuar rrjedhe vaji.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes arrihet ne konkluzionin se zjarri eshte shkaktuar nga renia ne lidhje te shkurter te droselit te ndricimit te kabines se ashensorit

Previous articleKrim brenda familjes, nipi vret gjyshen dhe me pas veten
Next articleHabit taksisti ne Zvicer: Nuk transportoj me shqiptare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here